Është zog! Është avion! Është një lepurush alien me një anije kozmike që i thith lopët drejt e nga fushat! Uji mbulohet nga shkuma e butë e verdhë dhe rozë, ndërkohë që lëshohen rreze të gjelbra që krijojnë vorbulla ngjyrash, si një sherbet ylberi. Aromat diellore të agrumeve në vajrat e limonit siçilian dhe grejpfrutit të ngrenë humorin dhe pluhuri i karrotës së ngrirë (ajo që hanë lepurushët alienë) i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Bëji sytë katër. Mund të gjesh ndonjë lopë të humbur brenda…
Si përdoret:
Rrëmbeje këtë UFO dhe transportohu me rreze në vaskë, duke e lënë të shkumëzojë e të lëshojë një art banje vërtet jashtëtokësor.
Si ruhet:
S’është nevoja që këtë anije kozmike ta mbyllësh në Area 51. Thjesht lëre në një vend të freskët e të thatë, derisa të jesh gati për banjë!
Përbërësit:
Sodium Bicarbonate, Acid Citrik, Vaj Grejpfruti, Vaj i Limonit Siçilian, Vaj i Limonit të Athët, Pluhur Karrote të Tharë me Ngrirje, Krem Tartar, Dioksid Titaniumi, Ujë (Aqua), Ekstrakt i Gardenias, Sodium Coco Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Dipropylene Glycol, *Citral, *Limonene, Parfum, Ngjyrë 47005:1, Ngjyrë 19140:1, Ngjyrë 45410:2, Ngjyrë 15850:1, Ngjyrë 42090, Ngjyrë 45410:1, Ngjyrë 45410, Ngjyrë 17200
Reviews
There are no reviews yet.