
Jepi gëzim hapësirës tende me këtë qiri me aromën ikonë të agrumeve të gëzueshme. Bari i limonit gjallërues dhe bergamoti i hareshëm veprojnë për të ngritur humorin e kujtdo që e ndjen aromën, duke ndihmuar në çlirimin e tensionit dhe në krijimin e një atmosfere zbavitëse relaksi. Për banjën më të mirë nën dritën e qiririt, kombinoje me bombën e banjës Avobath.
Me çfarë është bërë ky qiri etik?
Ashtu si në gjithë produktet tona, edhe në qirinjtë tanë përdorim esenca vajore të bukura, të cilësisë së lartë e me burim etik. Të gjithë qirinjtë tanë janë pa palmë, pa GM dhe pa sojë, dhe kanë bazë natyrale dylli me dyll të farës së kolzës, vaj dhe dyll të arrës së kokosit, dyll kastori e ndërkohë janë 100% veganë. Xhami i bukur i akullit është tërësisht i ripërdorshëm ose 100% i riciklueshëm.
Sheh disa forma të lehta në qiririn tënd? Quhet akullim dhe është një efekt unik e natyral i përdorimit të dyllrave vegjetalë. Dylli përpiqet të kthehet në formën e tij natyrale dhe si rezultat fillon të kristalizohet. Nuk ndikon në asnjë mënyrë në performancën e qiririt dhe gjithashtu konfirmon që dylli është 100% natyral.
Koha e përafërt e djegies: 12 – 15 orë
Përmasat: 70mm diametër x 45mm gjatësi
Përmban: Citral, Linalool, dl-Limonene (racemic)
Përbërësit: Përmban Geraniol, Geranyl acetate, Linalyl acetate, I-.beta.-Pinene, I-Limonene
Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Merr më të mirën nga qiriri yt
-Prit fitilin; ose pas përdorimit, ose përpara se ta ndezësh herën tjetër për të siguruar një djegie të njëtrajtshme.
– Vendose qiririn e ndezur mbi një mbështetëse gotash, ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet.
– Përdore në një hapësirë me ajrim të mirë për të shmangur rrymat e ajrit.
– Për të shmangur krijimin e gropës, idealja do ishte që djegija e parë të zgjaste 3-4 orë, në mënyrë që sipërfaqja e dyllit të shkrijë në mënyrë të njëtrajtshme.
– Shuaje me kujdes.
– Mos e lër kurrë qiririn e ndezur në mënyrë të shkujdesur, apo pranë fëmijëve dhe kafshëve.
Kliko këtu për më shumë informacion mbi gamën e qirinjve Lush.
Reviews
There are no reviews yet.