
Gati, nisu me këtë kombinim të efektshëm magnezi dhe kafeine. Vajrat e buçus dhe bergamotit shtojnë një aromë agrumesh që dhuron energji, balta zeolite të vë muskujt në punë, ndërkohë që vaji i pirolës me mente mendohet të ndihmojë në përthithjen e magnezit në lëkurë. Zgjohu, fërkohu dhe bëhu gati të jesh në formën tënde më të mirë!
Çdo kallëp masazhi me magnez përmban 122mg për 5g produkt.
Për të mësuar më shumë mbi magnezin në produktet tona, lexo këtë artikull.
Kallëpët e masazhit Lush janë formuluar me gjalpë organik kakaoje nga Tregtia e Drejtë dhe gjalpë organik shea, të cilët janë natyralisht të pasur me vitaminë E. Përdorim esencat vajore të cilësisë më të mirë për aromën e tyre të bukur, vetitë e tyre dashamirëse ndaj lëkurës dhe efekteve pozitive që mund të kenë për trupin dhe mendjen tënde.
Burimi ekskluziv i gjalpit organik të kakaos nga Tregtia e Drejtë që ndodhet në kallëpët tanë të masazhit janë komunitetet që jetojnë në kufi të pyjeve stinore Gola me biodiversitet të pasur, në Sierra Leone, shtëpia e hipopotamëve pigme. Furnitori ynë mbështet fermerët në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit, duke i nxitur të ndalojnë shpyllëzimin dhe zaptimin e tokave të egra dhe në vend të kësaj të kultivojnë me mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Duke qenë se kemi shtatë pika prodhimi në të gjithë globin, ky informacion mund të ndryshojë në varësi të vendit ku janë prodhuar produktet e tua Lush.
Si përdoret:
Kallëpin shkrije drejt e në lëkurë të thatë dhe masazho vajrat e gjalprat. Nëse kallëpi është i ftohtë, fillo duke e ngrohur me duar që të shkrihet. Kallëpët e masazhit Lush janë shumë të pasur me vajra, ndaj apliko aq sa dëshiron dhe riaplikoje sipas nevojës.
Si ruhet:
Ruaje të freskët e të pastër këtë kallëp gjalpi në një enë me kapak, si për shembull një nga kutitë tona ovale të teneqes.
Kujdes se mos shkrihet:
Ruaje në një vend të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Në mot shumë të nxehtë, ruaje në frigorifer për të shmangur shkrirjen.
Përbërësit:
Gjalpë Kakaoje Organik nga Tregtia e DFrejtë, Baltë Zeolite, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Lëng i Zier Plantani, Vaj Organik Avokadoje, Vaj i Arrës së Kokosit Ekstra i Virgjër, Klorid Magnezi, Parfum, Vaj i Mendrës së Fortë, Vaj i Lules Ylang Ylang, Vaj i Pirolës, Vaj i Buçus, Vaj Bergamoti, Pluhur Kafeine, Ujë (Aqua), *Benzoat Benzili, *Benzyl Salicylate, *Citral, *Farnesol, *Geraniol, *Isoeugenol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.