Këtë Vit të Ri Hënor, ndize dragoin e brendshëm me këtë dhuratë dyshe gjallëruese e të ngrohtë për vaskë dhe dush. Lartësohu në qiell dhe në vaskë përpara se ta nisësh vitin me bombën e banjës Inner Dragon e aromën e saj tëfreskët të nerolit. Xheli i dushit Celebrate është i vlefshëm ekskluzivisht në këtë dhuratë të edicionit të limituar dhe aroma e lumtur e vajrave të portokallit të egër të ëmbël dhe të qitros janë pa dyshim diçka për t’u festuar!
Dhurata Blooming Dragon ka në qendër dizajnin e Bao Ho, një artist autodidakt, që ka lindur dhe jeton në Hong Kong. Duke u përqendruar kryesisht në punën e stilit të lirë me murale e ilustrime, ajo ka bashkëpunuar me marka të të gjithë globit, përfshi këtu Australinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Tajvanin, Kinën Kontinentale, Japoninë, Indonezinë, Italinë dhe Republikën Çeke. Ja ç’thotë Bao për dizajnin e saj të dhuratës: “Në disa nga përrallat kineze, dragoi është mbreti i detit që kontrollon shiun dhe ujin. Ata sjellin shiun tek njerëzit e toka, duke dhënë jetë e duke ndihmuar bimësinë të rritet. Për mua, janë si gardianë të natyrës.”
Me çfarë është bërë kjo dhuratë etike?
Letër: Bërë me letër 100% të ricikluar. Për prodhimin e letrës sonë s’janë përdorur fibra të reja dhe për çdo ton letre 100% të ricikluar që prodhohet, përdoret 70% më pak ujë në krahasim me letrën me fibra të virgjëra.
Fjongo: Poliestër 100% e ricikluar, e bërë me shishe pijesh të ricikluara.
Kuti: E bërë me dërrasa 100% të ricikluara.
Eko Topa: Dhurata jote do jetë paketuar me këta mbrojtës produkti prej niseshteje të fryrë të biodegradueshme.
Përmban:
Inner Dragon bombë banje
Celebrate xhel dushi 100g (Ekskluziv për dhuratën)
Reviews
There are no reviews yet.