Vegane
Ky sapun per vithet dhe barkun është veçanërisht i formuluar me guyausë stimuluese, të pasur me kafeinë, yerba mate dhe kafe të grimcuar, si dhe vajra buriti dhe andiroba, për t’ju ndihmuar të dukeni të tonifikuar dhe me pamje të bukur. Ne madje e kemi formuar atë në mënyrë perfekte si një mjet për teknikat e drenazhit limfatik, që të përfitoni sa më shumë nga masazhi juaj. Përmirësoni lëkurën dhe besimin në vetvete me një sapun që mund ta përdorni me bindje.
Krijuesja e produktit të Lush dhe terapistja e masazhit të drenazhit limfatik, Nikki Camm, shpjegon:
“Masazhi profesional i drenazhit limfatik ka shumë përfitime, brenda dhe jashtë trupit, dhe mund të ndihmojë për përmirësimin e pamjes së lëkurës. Ne dëshiruam t’u ofrojmë klientëve disa teknika që mund të provojnë vetë në shtëpi, dhe kështu krijuam sapunin perfekt për masazh, të formuar si një mjet masazhi dhe i mbushur me përbërës të njohur për vetitë e tyre stimuluese.”
Cfare perfitoni ju?
– Centella asiatica (e njohur edhe si Gotu Kola ose bar tigri) besohet se ndihmon në krijimin e një lëkure të tendosur dhe të fortë. Ne e kombinojmë me guyausë, yerba mate dhe kafe braziliane – burime natyrale të pasura me kafeinë që përmirësojnë dukjen e lëkurës, duke e bërë atë më të ndritshme dhe më të ngushtë!
– Një përzierje e fuqishme e vajrave brazilianë të acai, buriti dhe andiroba ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe ju bën të dukeni me lëkurë të butë dhe të fortë në të gjithë trupin.
– Vaji i ricinit është një burim i pasur i acidit ricinoleik, një acid yndyror i njohur për vetitë e tij hidratuese, dhe ndihmon që përbërësit e tjerë të dobishëm të përthithen më mirë nga lëkura. Për më tepër, paketat me vaj ricini janë përdorur tradicionalisht për të mbështetur funksionimin e sistemit limfatik
Duke lënë botën më të bukur seç e gjetëm
Vaji ynë i buritit vjen ose drejtpërdrejt nga prodhues në Peru, të cilët janë një organizatë joqeveritare dhe sipërmarrje sociale me vizionin për fuqizimin e mbledhësve dhe prodhuesve të vegjël të lëndëve të para nga Amazonia dhe zonat malore të Andeve, ose nga një prodhues që punon me komunitete që zhvillojnë aktivitete të qëndrueshme pa prerje drunjsh në veri të Brazilit.Prodhuar me kafe të grimcuar nga Kolumbia ose Brazili, e cila kultivohet me praktika agropylltare.Përmban vaj ricini nga disa rajone në Indi, që mbështet mbi 400 fermerë organikë.
Si ta përdorni:
Shkrini sapunin direkt mbi lëkurë të thatë dhe masazhoni vajrat . Nëse sapuni është i ftohtë, filloni duke e ngrohur mes duarve për ta shkrirë. Sapunët për masazh të Lush janë të pasur me vaj, prandaj aplikoni sa dëshironi dhe ripërdorni sipas nevojës.
Si ta ruani:
Mbajeni këtë sapun të butë dhe të freskët në një enë me kapak, si një nga kutitë tona ovale.
Paralajmërim për shkrirje:
Ruajeni në vend të freskët, larg dritës direkte të diellit. Në mot shumë të nxehtë, ruajeni në frigorifer për të shmangur shkrirjen.
Përbërësit
Gjalpë kakaoje organik i tregtisë së drejtë, pluhur kalamine, gjalpë shea, kafe braziliane; infuzion gjethesh Guayusa dhe Yerba Mate, gjalpë Illipe, parfum, vaj Andiroba, vaj Buriti, vaj Acaí, vaj ricini organik, tinkturë gjethesh Gotu Kola, pluhur rrënje xhensengu, vaj eukalipti, vaj rrënje angjelike, vaj orisi, vaj kopre, vaj limoni mirte, pluhur kafeine, *Citral, Coumarin, *Farnesol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.