Për kë është?
Ky version me prezervativë natyralë i hidratuesit tonë më të shitur për lëkurë të ndjeshme, është veçanërisht i mirë për lëkurë delikate dhe të thatë.
Çfarë përfiton ti?
Hidratuesi ynë me vanilje të butë e me bazë bajamesh është formuluar veçanërisht për lëkurat e ndjeshme që ndihen të tendosura, të thata apo të prirura për t’u acaruar. Barriera e shëndetshme e lëkurës është thelbësore për t’i mundësuar lëkurës së fytyrës që të mbrojë veten nga ndotësit dhe stresi i jashtëm, por duke qenë se fytyra jote ka një dendësi të madhe fijesh nervore dhe një barrierë më të hollë se ajo e pjesës tjetër të trupit, mund të jetë më e ekspozuar ndaj parehatisë. Këtë hidratues e kemi mbushur me përbërësit natyralë më të butë që gjetëm (dhe ia hoqëm prezervativët sintetikë), për ta ndihmuar barrierën e lëkurës tënde që të funksionojë e të ndihet sërish e këndshme.
Kombinojmë ujin e vaniljes me qumështin e bajameve, si dhe mbi 20% vaj bajamesh për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në rritjen e qëndrueshmërisë së barrierës së lëkurës tënde përballë stresit të mjedisit dhe duke i dhënë çdo mjet të nevojshëm për ta riparuar vetë dëmin.
Lëkura e ndjeshme mund të jetë e prirur edhe për tharje, gjë që redukton efektshmërinë e lëkurës për të mbajtur brenda ushqyesit thelbësorë dhe për të mbajtur jashtë irrituesit. Nëse mendon se je në këtë situatë, ke për ta dashuruar përmbajtjen më të lartë të gjalprave bimorë dhe glicerinës vegane të kësaj formule me prezervativë natyralë, të cilat i japin një ndjesi pak më të pasur dhe më zbutëse në krahasim me origjinalin, duke e ndihmuar lëkurën e thatë të ruajë hidratimin në sipërfaqe.
Çfarë përfiton planeti?
Vanilja jonë nuk bën shaka. Bëhet nga bishtaja të kultivuara nga ferma të vogla në Ugandë, Tanzani dhe nga një kompani në Madagaskar, e cila promovon praktikat agropyjore. Vanilja që qeton lëkurën tënde ndihmon edhe në rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe nxit biodiversitetin e pyejve të Afrikës Lindore. Gjalpi organik i ilipes prodhohet nga bima e kultivuar në mënyrë të qëndrueshme në pyjet stinore të Borneos së Indonezisë nga familje të zonës që praktikojnë kultivimin pa përdorimin e pesticideve.
Ç’janë prezervativët natyralë?
Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomën tënde; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe të mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).
Si përdoret:
Këtë formulë me prezervativë natyralë konsideroje si një version të superpërqendruar të formulës origjinale që mund ta njohësh e ta dashurosh. Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht me duar të pastra këtë hidratues vegan. Mund ta aplikosh në lëkurë të lagur, nëse preferon një ndjesi më të lehtë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret brenda 6 muajsh.
Përbërësit:
Ujë Vanilje, Vaj Bajame, Glicerinë, Qumësht Bajame, Gjalpë Organik Kakao, Gjalpë Organik Illipe, Parfum, Acid Stearik, Gjalpë Kupuasu, Ekstrakt i Bishtajës së Vaniljes, Alkool Ceterilik, Triethanolamine
Reviews
There are no reviews yet.