Deep Sleep

1,000.00L

KALLËP MASAZHI ME MAGNEZ
Livandoja, kamomili dhe magnezi janë skuadra e ëndrrave

ZGJIDHNI MADHËSINË

Ky është brumi i ëndrrave të ëmbla! Një dozë e trefishtë infuzioni lulesh, vaji dhe esence livandoje shton efektin e vajrave të kamomilit qetësues e nerolit, duke nxitur trupin e mendjen që të prehen atëherë kur gjumi s’do të vijë. Kur u testua, 81% e testuesve të produktit zbuluan se rezultatet e tyre të gjumit u përmirësuan pas katër javësh përdorimi të këtij kallëpi masazhi. Kombinoje kallëpin tënd të masazhit me bombën e banjës Deep Sleep me kube kripërash epsom për një dozë të dyfishtë magnezi dhe 5 përbërësve të ndryshëm livandoje që të çojnë drejt rrugës për një gjumë të mirë. Çdo kallëp masazhi me magnez përmban 122mg klorid magnezi për çdo 5g produkt.

Për të mësuar më shumë mbi magnezin në produktet tona, lexo këtë artikull.

Burimi ekskluziv i gjalpit organik të kakaos nga Tregtia e Drejtë që ndodhet në kallëpët tanë të masazhit janë komunitetet që jetojnë në kufi të pyjeve stinore Gola me biodiversitet të pasur, në Sierra Leone, shtëpia e hipopotamëve pigme. Furnitori ynë mbështet fermerët në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit, duke i nxitur të ndalojnë shpyllëzimin dhe zaptimin e tokave të egra dhe në vend të kësaj të kultivojnë me mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Duke qenë se kemi shtatë pika prodhimi në të gjithë globin, ky informacion mund të ndryshojë në varësi të vendit ku janë prodhuar produktet e tua Lush.

Si përdoret:

Terapistët tanë të Lush Spa mendojnë se ky kallëp masazhi është ideal të përdoret si pjesë e rutinës para gjumit. Ngrohe kallëpin mes duarve dhe aplikoje me teknika qetësuese masazhi në krahë, gjoks e supe përpara se të veshësh pizhamet. Mund të përfitosh duke e aplikuar kallëpin e masazhit drejt e në zonat problematike, si fundi i shpinës, pulpat, apo këmbët.

Si ruhet:

Ruaje të freskët e të pastër këtë kallëp gjalpi në një enë me kapak, si për shembull një nga kutitë tona ovale të teneqes.

Kujdes se mos shkrihet:

Ruaje në një vend të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Në mot shumë të nxehtë, ruaje në frigorifer për të shmangur shkrirjen.

*Bazuar në 58 testues njerëzorë produkti

Përbërësit:

Gjalpë Kakaoje Organik nga Tregtia e Drejtë, Pluhur Kalamine, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Infuzion Lulesh Livandoje, Parfum, Gjalpë Organik Ilipeje, Magnesium Chloride, Vaj Organik i Farës së Pasionit i Presuar në të Ftohtë, *Linalool, Vaj Livandoje, Vaj Kamomili, Livandë Absolute, Vaj Neroli, Ujë (Aqua), *Alkool Benzilik, *Benzoat Benzili, *Benzyl Cinnamate, *Cinnamal, *Kumarinë, *Eugenol, *Geraniol, *Limonene

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Deep Sleep”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Deep Sleep
1,000.00L