“Pasi i mbajta erë spërkatësit të flokëve dhe rashë në dashuri me aromën, kam disa muaj që përpiqem të shtie në dorë një të tillë dhe më në fund ia arrita! Hairdresser’s Husband është aromë shumë e freskët, me sqimë. Është frutore me agrume dhe grejpfrut, por gjithashtu e ngrohtë nga vanilja dhe tonka. Mban edhe erë shumë fisnike dhe me sqimë në njëfarë mënyre.” – nina
“Ky është një parfum luksoz i bërë me përbërës të begatë. Kjo aromë më kujton një dyqan lulesh, por në mënyrën më të mirë. Ndihem gjithmonë jashtëzakonisht seksi kur e hedh.” – tracysheëmake
Si përdoret:
Spërkate veten me portokall brazilian, limon siçilian dhe grejpfrut që të godasin me një gjallëri të mprehtë, por të ëmbël që ndjell një mjegullnajë flokësh të sapo larë dhe të spërkatur me aromë. Një notë e ngrohtë vaniljeje e tonke përmbyll këtë parfum majhosh, duke lodruar në sfond si gumëzhima e largët e një tharëse flokësh në parukeri.
Përbërësit:
Alkool i Çnatyruar Organik, *Limonene, Vaj Portokalli Brazilian, Vaj Limoni Siçilian, Parfum, Vaj Grejpfruti, *Citral, Vaj Mërsine Limoni, Vanilje Absolute, Tonka Absolute, *Alkool Anise, *Kumarinë, Ekstrakt i Myshkut të Lisit, *Farnesol, *Geraniol, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.