Ç’nevojë ka të grindesh kur të pret një banjë me flluska xhenxhefili të ëmbla e pikante? Thërrmoje këtë lepurush të edicionit të limituar të Pashkëve nën ujë të rrjedhshëm dhe trazo ujin për të krijuar pirgje të tëra me flluska shkumëzuese. Vaji i xhenxhefilit të ngroh, ndërkohë që limoni siçilian e buçu i japin nota karameleje të ëmbël që të lë në trup erën e biskotës së sapopjekur të xhenxhefilit.
Si përdoret:
Këtë lepurush thërrmoje nën ujë të rrjedhshëm dhe lër flluskat e mbushura me pluhur xhenxhefili të mbushin vaskën me shkumë. Me siguri që do të ta kthejnë buzëqeshjen!
Si ruhet:
Mos e nxeh më shumë lepurushin! Mbaje në një vend të freskët e të thatë, që të jetë në gjendje të përsosur për të të ndihmuar të qetësohesh pas një dite të gjatë.
Përbërësit:
Sodium Bicarbonate,
Krem Tartar, Sodium Laureth Sulfate, Lauryl Betaine, Parfum,
Vaj Buçu, Vaj Xhenxhefili, Vaj Limoni Siçilian, Pluhur Xhenxhefili, Glicerinë, Ujë (Aqua), Zamkë Tragankath, Alkool i Çnatyruar,
*Cinnamal, *Citral, *Eugenol, *Limonene, *Linalool, Ngjyrë 15985:1, Ngjyrë 19140:1, Ngjyrë 77499
Reviews
There are no reviews yet.