NJË JETË LUSH
Ne besojmë…
…në bërjen e produkteve të efektshme nga fruta e perime të freskëta, organike, nga esencat vajore më cilësore dhe sintetikë të sigurt.
Ne i shpikim vetë produktet dhe fragrancat tona. I bëjmë të freskëta, me dorë, duke përdorur pak ose aspak prezervativë sintetikë apo paketim, duke përdorur vetëm përbërës vegjetarianë dhe ta tregojmë se kur janë prodhuar.
Në besojmë në blerjen e përbërësve vetëm nga kompani që nuk kryejnë testime te kafshët dhe i testojmë produktet tona tek njerëzit.
Ne besojmë se njerëzit e lumtur bëjnë sapunë të lumtur. Vendosim fytyrat tona në produkte, duke i bërë të krenohen mamatë tona.
Ne besojmë në banja të gjata nën dritën e qirinjve, në dushe të përbashkët, masazhe e në mbushjen e botës me parfum. Besojmë në të drejtën për të bërë gabime, për të humbur gjithçka dhe për të filluar sërish.
Ne besojmë se të gjithë njerëzit duhet të shijojnë lirinë e lëvizjes anembanë botës.
Ne besojmë se produktet tona janë vlerë e mirë, besojmë se duhet të fitojmë prej tyre dhe se klienti ka gjithmonë të drejtë.
Besojmë gjithashtu se fjalët si të freskëta e organike kanë kuptim të ndershëm përtej marketingut.
#lushlife
Reviews
There are no reviews yet.