SNOW FAIRY –
QIRI ME 4 FITILË

Original price was: 4,500.00L.Current price is: 2,250.00L.

Aroma e ëmbël e mirësisë

QIRI AROMATIK

ZGJIDHNI MADHËSINË

Out of stock

Vlerësimet e klientëve për qiririn me 4 Fitilë Snow Fairy

★★★★★ – E dashuroj erën! E ndeza qiririn sapo u kthyem në shtëpi bashkë me të. Brenda 15 minutash, shtëpia mbante një erë FANTASTIKE!! E dashuroj këtë erë!” – Didi Zapp, Tetor 2023

★★★★★ – Që në çastin që hyri në dhiomë ky qiri, gjithë hapësira u mbush me erën e tij pa u ndezur ende! I dha dhomës një aromë të ëmbël e të freskët për dy muajt e parë që e mbatja, pavarësisht nëse e kisha ndezur apo jo. Pas kësaj, pa dyshim që era u zbeh, por kur e ndizja qirin, bëhej prapë e fuqishme! E dashurova dhe do të blej patjetër qirinj të tjerë nga Lush!” – kaykay319, Shtator 2023

Mbushe ajrin edhe me më shumë Snow Fairy. Ky qiri 4-fitilësh me formulën e ti të re dhe të përmirësuar e mbush dhomën me fragrancën ikonë të pambukut të sheqerit të klasikes sonë të Krishtlindjeve Snow Fairy. Të transporton në një vend magjik plot mirësi, kurajë dhe vetëbesim.

Me çfarë është bërë ky qiri etik?

Ashtu si në gjithë produktet tona, edhe në qirinjtë tanë përdorim esenca vajore të bukura, të cilësisë së lartë e me burim etik. Të gjithë qirinjtë tanë janë pa palmë, pa GM dhe pa sojë, dhe kanë bazë natyrale dylli me dyll të farës së kolzës, vaj dhe dyll të arrës së kokosit, dyll kastori e ndërkohë janë 100% veganë. Xhami i bukur i akullit është tërësisht i ripërdorshëm ose 100% i riciklueshëm.

Sheh disa forma të lehta në qiririn tënd?

Quhet akullim dhe është një efekt unik e natyral i përdorimit të dyllrave vegjetalë. Dylli përpiqet të kthehet në formën e tij natyrale dhe si rezultat fillon të kristalizohet. Nuk ndikon në asnjë mënyrë në performancën e qiririt dhe gjithashtu konfirmon që dylli është 100% natyral.

Koha e përafërt e djegies: 35 – 40 orë

Përmasat: 125mm diametër x 70mm gjatësi

Përbërësit: Përmban (E)-1-(2,6,6-Trimethyl-2-cyclohexen-1-yl)-2-buten-1-one, 1-(2,6,6-Trimethyl-2-cyclohexen-1-yl)pent-1-en-3-one, Cyclopentadecanolide (CPD), Methyl-beta-ionone, alpha-iso-Methylionone. Mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Merr më të mirën nga qiriri yt

-Prit fitilin; ose pas përdorimit, ose përpara se ta ndezësh herën tjetër për të siguruar një djegie të njëtrajtshme.

– Vendose qiririn e ndezur mbi një mbështetëse gotash, ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet.

– Përdore në një hapësirë me ajrim të mirë për të shmangur rrymat e ajrit.

– Për të shmangur krijimin e gropës, idealja do ishte që djegija e parë të zgjaste 3-4 orë, në mënyrë që sipërfaqja e dyllit të shkrijë në mënyrë të njëtrajtshme.

– Shuaje me kujdes.

– Mos e lër kurrë qiririn e ndezur në mënyrë të shkujdesur, apo pranë fëmijëve dhe kafshëve.

Kliko këtu për më shumë informacion mbi gamën e qirinjve Lush.

Additional information

Size

110g, 275g, 530g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “SNOW FAIRY –
QIRI ME 4 FITILË”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart