Kallëpet e Vajrave të Masazhit
Bëji qejfin vetes, apo një njeriu të dashur me një fërkim plot kënaqësi me kallëpët tanë të vajrave të masazhit. Secili prej tyre është i pasur me vitaminën E për të nxitur elasticitetin e lëkurës, zbutjen dhe hidratimin. Janë shpikur për Lush Spa, por janë tepër të mirë për të mos u ndarë me të gjithë. Këta kallëpë vajrash masazhi me prezervativë natyralë janë bërë duke përdorur përbërës të freskët natyralë si gjalpi i kakaos, gjalpi i sheas dhe me esencat vajore të cilësisë më të mirë. Secili është krijuar posaçërisht për një nevojë të caktuar; nga qetimi i muskujve pas ushtrimeve fizike, te masazhet e shtatëzanisë, apo edhe për një çlodhje para gjumit.Për më tepër, kallëpët tanë të vajrave të masazhit janë të zhveshur, që do të thotë se s’kanë paketim, duke të lënë ty DHE planetin më të gjelbër nga ç’e kemi gjetur. Ngrohe mes duarve dhe kaloje mbi lëkurë për të nxitur qarkullimin e gjakut, për çlodhje dhe hidratim të thellë. Janë të përsosur për duart, këmbët, supet, apo edhe për një masazh të plotë trupi.
Magnesium for the Skin Spa Treatments The benefits of massage How to give a back and shoulder massage Body Care Bath Products Super Powered Ingredients Shower Products Fragrances Gifts Bestsellers New Products