
Vegane
Një përzierje e parezistueshme dhe joshëse me aroma karamele-kokosi, agrume me shije biskoteje dhe bajame.Një aromë tepër e dashur, e marrë nga spreji ynë kondicionues për flokët — një sensacion viral dhe fitues çmimesh. Jemi paksa krenarë për këtë…
Çfarë përfiton ti?
- Nën këtë aromë ëmbëlsie karamele, një nuancë kremoze vaniljeje e zbut dhe e përmbyll parfumin, që edhe ata që s’e kanë shumë qejf të ëmblën, të joshen.
- Kemi shishur aromën tonë më të shitur për flokët, që tani mund ta sprucosësh nga koka te këmbët.
Duke lënë botën më të bukur seç e gjetëm
Etanoli organik ndihmon që kjo aromë të zgjasë më gjatë në lëkurën tënde dhe mbështet biodiversitetin në tokë. Ai përftohet nga kallami i sheqerit i kultivuar në mënyrë rigjeneruese, duke përdorur energji të rinovueshme në Brazil.
Si të përdoret:
Sprucoje mbi trup, duke shmangur zonën e sqetullave, për të zbutur stuhitë që të presin.
Si të ruhet:
Ruaje sprejin në një vend të freskët dhe larg rrezeve direkte të diellit ndërmjet përdorimeve.
Perdore me kujdes
Përdorim alkool për ta sjellë këtë aromë nga shishja në lëkurën tënde. Shmang kontaktin me flakë të hapur dhe burime nxehtësie.
Përbërësit
Alkool Organik Denat., Ujë (Aqua), Parfum, Glicerinë, Vaj Litsea Cubeba, Absolut Tonka, Absolut Vanilje, Vaj Esencial Bajamesh, *Benzil Benzoat, *Citral, Kumarinë, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.