Çfarë përfiton ti?
Bazuar në një recetë thuajse 2000 vjeçare të mjekut të lashtë grek Galen, pastruesi ynë legjendar me bazë vaji bajamesh, është jashtëzakonisht delikat, por jashtëzakonisht i efektshëm në pastrimin e çdo grime papastërtie, ndotjeje dhe make up-i nga fytyra jote. Dylli i bletës i jep një masë prej pomade ëndrrash dhe ndihmon lëkurën që të mbajë hidratimin e vyer, ndërkohë që uji i trëndafilit lehtëson skuqjet e mjalti anti-inflamator qeton acarimin dhe zonat e thata. Është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës; nga ato të yndyrshmet deri tek ato të thatat. S’e ka shokun për të të qartësuar lëkurën dhe për të ta mbajtur të qetë e tejet të butë. Është pastrimi i jetës tënde (për gjithë jetën!).
Çfarë përfiton bota?
Rritësit e bletëve në komunitetin Barro Vermelho në Brazil, i japin përparësi mirëqenies së bletëve, ndërhyrjes minimale dhe ripërtëritjes së tokës, ndërkohë që esenca dhe uji i trëndafilit të bëra me trëndafilin e damaskut që kultivohet në Senir të Turqisë, ruajnë teknikat tradicionale të kultivimit të trëndafilit dhe iu ofrojnë punësim me pagë të drejtë refugjatëve sirianë.
Si përdoret:
Merr gati dy gisht pastrues, masazhoje në duar dhe shtroje butësisht mbi faqe, ballë, mjekër dhe rreth hundës. laje plotësisht me ujë të ngrohtë dhe me një leckë fytyre, apo pambuk. Për të hequr make up-in e syve, masazho butë pak pastrues në qerpikë dhe rreth zonës delikate të syve, dhe për ta hequr përdor një pambuk të pastër, të njomë dhe me disa përdorime.
Përbërësit:
Alkool Organik DRF, Parfum, Vaj i Lules Ylang Ylang, Trëndafil Absolut, Jaseminë Absolute, Vaj i Drurit të Sandalit, Vaj Limoni Siçilian, *Alkool Benzilik, *Benzoat Benzili, *Citral, *Citronellol, *Eugenol, *Farnesol, Geraniol, *Isoeugenol, *Limonene, *Linalool







Reviews
There are no reviews yet.