Çfarë përfiton ti?
Ky krem trupi delikat dhe i pasur është aq i këndshëm, saqë do ta gjesh padyshim kohën që të kujdesesh për atë zonën e gjoksit të lënë pas dore. Më merr në lëkurën tënde: një locion i freskët, i trashë dhe forcues i mbushur me lule zbukuruese, barëra dhe vajra, për të zbutur dhe ushqyer qafën, supet dhe dekoltenë. Avokadoja e pasur me vitamina dhe vajrat e bajames e sancha inchit, kombinohen me aguliçen e mbrëmjes për të mbrojtur e rinuar lëkurën, ndërkohë që livadhorja, trëndafili e mjalti i lules së portokallit qetojnë e zbusin. Kjo formulë e bukur është edhe me prezervativë natyralë, ndaj mund të kujdesesh me mendje të fjetur për atë zonë delikate.
Çfarë përfiton bota?
Përveç faktit që përmban prezervativë natyralë, Biomic është bërë prej vajrash bimorë të përzgjedhur me kujdes, që kujdesen për lëkurën dhe për planetin. Vaji i bajameve organike merret nga Andaluzia, ku fermerët mbështesin biodiversitetin, menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe pllenimin me bletë, ndërkohë që vaji i jojobës i prodhuar në mënyrë të përgjegjshme i marrë në Peru, është vaj prej bimësh të rritura pa përdorimin e herbiciteve, pesticideve, apo fungicideve. Bukur shumë!
Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomë; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).
Si përdoret:
Pas banjës apo dushit, masazhoje butësisht në zonat që harrohen lehtë; si qafa, supet, gjoksi dhe krahët për ta mbajtur lëkurën të butë e të njomë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata dhe përdore me duar të sapolara. Është më mirë të përdoret brenda 6 muajsh.
Përbërësit:
Infuzion me Livadhore, Glicerinë, Vaji organik i bajames, Propylene Glycol, Gjalpë Organik Kakao nga Tregtia e Drejtë, Infuzion nga Petalet e Freskëta të Trëndafilit, Vaj Organik Jojoba, Acid Stearik, Ekstrakt i Zambakut Tigër, Vaj Organik i Avokados, Vaj Sacha Inchi, Vaj Organik i Aguliçes së Mbrëmjes i Presuar në të Ftohtë, Cetearyl Alcohol, Mjaltë Organik i Lules së Portokallit, Triethanolamine, Vaj i Barit të limonit, Vaj Luleje Ylang Ylang, Jasemin Absolute, Dyll Blete, Benzyl Slalicylate, *Citral, *Limonene, *Linalool, Parfum


Reviews
There are no reviews yet.