Bëj ndryshimin me pak të holla. Ky kallëp gjalpi pa paketim financon veprim radikal, ndërkohë që të zbut lëkurën.
Ky locion i fortë është i mbushur me përbërës ushqyes, përfshi ata të fermerëve rigjenerues dhe praktikuesit e permakulturës dhe po nxit një revolucion në kujdesin e lëkurës. 100% çmimit të shitjes së këtij produkti duke zbritur taksat e qeverisë, shkojnë në fondin Charity Pot (Voza e Bamirësisë), i cili mbështet organizata të vogla dhe nismëtarë fushatash sensibilizuese në fushën e mbrojtjes së kafshëve, të drejtave të njeriut dhe të mjedisit.
Burimi ekskluziv i gjalpit organik të kakaos nga Tregtia e Drejtë që ndodhet në Charity Pot Coin janë komunitetet që jetojnë në kufi të pyjeve stinore Gola me biodiversitet të pasur, në Sierra Leone, shtëpia e hipopotamëve pigme. Furnitori ynë mbështet fermerët në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit, duke i nxitur të ndalojnë shpyllëzimin dhe zaptimin e tokave të egra dhe në vend të kësaj të kultivojnë me mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Duke qenë se kemi shtatë pika prodhimi në të gjithë globin, ky informacion mund të ndryshojë në varësi të vendit ku janë prodhuar produktet e tua Lush.
Si përdoret:
Rrëshqite drejt e në duar e trup dhe lejo gjalprat e pasur e aloen qetësuese të të miklojnë lëkurën. Mobilizohu dhe hidratohu me Charity Pot të Lush.
A mund të kualifikohesh për një financim? Lexo udhëzimet këtu.
Gati të aplikosh? Plotëso formularin e aplikimit këtu.
Si ruhet:
Mbaje në një vend të freskët e të thatë mes përdorimeve. Përse të mos e futësh në një vozë tape, paketimi ynë i biodegradueshëm dhe pa emetim karboni?
Kujdes se shkrihet:
Ky produkt është bërë me përbërës që e lejojnë të zbutet në temperaturë trupi. Gjatë ditëve të nxehta, mund të shkrijë. Nëse ke ndonjë shqetësim, lutemi të kontaktosh Kujdesin ndaj Klientit.
Përbërësit:
Gjalpë Kakaoje i Tregtisë së Drejtë nga Sierra Leone, Xhel Aloeje i Freskët, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Dyll Japonez, Vaj Organik Jojobe, Vaj Ulliri nga Tregtia e Drejtë, Dyll Karnauba, Vaj Moringe, Parfum,
Vaj Geraniumi, Vaj Palisandre, Vaj i Lules Ylang Ylang, Vanilje Absolute, Ekstrakt i Gardenias, *Anise Alcohol, *Benzoat Benzili, *Benzyl Salicylate, *Citral, Citronellol, *Kumarinë, *Farnesol, Geraniol, *Isoeugenol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.