
Vegane
Pjesë e koleksionit ekskluziv Wicked x Lush
Një aromë magjepsëse për ata që mendojnë se “normale” është e mërzitshme. Notat e para pikante të vajit të piperit rozë shkrijnë ngadalë në aromën e ngrohtë, drunore të kedrit dhe vaniljes së pastër. Vetëm një sprucim para se të dalësh nga shtëpia… dhe je gati të krijosh magjinë tënde!
Çfarë përfitoni ju?
-Vanilja absolute i jep aromës nota të ëmbla dhe qetësuese, duke e pasuruar bazën me drurin e kedrit dhe vetiverin.
-Vaji i piperit rozë sjell një prekje pikante dhe energjike.
– Kërkon një kombinim të veçantë dhe magjepsës? Përdore bashkë me body spray-n Glinda Upland – dy aroma Wicked që përputhen në mënyrë perfekte, si një skuadër e pandashme!
Duke lënë botën më të bukur seç e gjetëm
Etanoli organik ndihmon aromën të zgjasë më shumë në lëkurë dhe përkrah biodiversitetin në tokë. Ai prodhohet nga kallam sheqeri i kultivuar në mënyrë rigjeneruese në Brazil, duke përdorur energji të rinovueshme.
Si përdoret:
Spërkate në të gjithë trupin, duke shmangur zonën e sqetullave – dhe lëre magjinë të të udhëheqë!
Perdore me kujdes
Përdorim alkool për ta sjellë këtë aromë nga shishja në lëkurën tënde. Bëj kujdes me flakët e hapura dhe burimet e nxehtësisë.
Përbërësit
Alkool Organik Denat., Ujë (Aqua), Parfum, Glicerinë, Vaj Druri Hiba, Absolut Kedri, Absolut Vaniljeje, Vaj Limoni Siçilian, Vaj Piperi Rozë, Absolut Kardamomi, Alfa-Izometil Ionon, *Alkool Anise, *Alkool Benzilik, *Benzoat Benzilik, *Cinamat Benzilik, *Cinamal, *Alkool Cinnamil, *Citral, *Citronellol, Kumarinë, *Eugenol, Ekstrakt Myshku Lisi, *Geraniol, *Izoeugenol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.