Hennaed

1,200.00L

TRAJTIM ME VAJ TË NXEHUR

Ruaj lustrën e flokut të sapolyer

ZGJIDHNI MADHËSINË

Out of stock

Efekt i shndritshëm dhe shkëlqyes për flokëkuqet, brunet dhe përdorueset e kënasë. Trajtimi me vaj të nxehur Hennaed ndihmon për të ruajtur lustrën e flokut të lyer me këna.

Pse duhet zgjedhur Hennaed?

Kënaja e kuqe në këtë trajtim përforcon ngjyrën dhe fal shkëlqim. Ajo shoqërohet me vaj ulliri ekstra të virgjër për elasticitet të fijeve të flokut dhe xhel guarane, si zbutës kundër elektrizimit.

Aroma:

Aromë tokësore me një gjurmë ëmbëlsie nga vaji i bajames dhe esenca e vaniljes.

Si përdoret:

Mbush një kanë me ujë të valuar (duke lënë pak hapësirë) dhe thjesht trazo në të trajtimin me vaj të nxehur, derisa të shkrijë plotësisht. Lëre trajtimin të ftohet për 5 minuta, ose derisa të mund ta përdorësh, para se ta vendosësh në flokë të thatë. Prit në qetësi për 20 minuta, pastaj laje me shampo.

Krijo një rutinë:

Hennaed është e shkëlqyer për t’u përdorur ndërmjet seancave të lyerjes së flokut me bojë.

Shampoja kremoze Tofu është një zgjedhje shumë e mirë, e pasur me proteina, për të larë flokët pas përdorimit të Hennaed.

Lëre trajtimin Hennaed të japë efekt ndërkohë që ti bën një vaskë me bombën e preferuar të banjës Lush. Shtoja luksin banjës me bombën Goddess.

Si ruhet:

Mbaje në një vend të freskët e të thatë derisa të jesh gati për ta përdorur. Ke përgatitur shumë? Mbaje në banjë për një rifreskim hidratues sa herë që të kesh nevojë, deri në 4 javë.

Përbërësit:

Cetearyl Alcohol & Sodium Lauryl Sulfate, Xhel Guarane, Sodium Bicarbonate, Këna e Kuqe, Vaj Bajameje, Vaj Ulliri Ekstra i Virgjër, Acid Citrik, Rezinoid Olibanum, Parfum, Vanilje Absolut, Ujë (Aqua), *Alkool Anise, *Eugjenol, *Izoeugjenol, *Limonen, Ngjyrë 15510

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Additional information

Size

110g, 275g, 530g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Hennaed”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart