
Krijo atmosferën tënde. Shkrij këtë përzierje marramendëse lulesh për ndjesi rehatie dhe kënaqësie. Lulja dehëse Ylang Ylang dhe Lulja e Përjetësisë që të qetëson shpirtin, do të të mbushin shtëpinë me aromën e tyre si fllad qetësues duke të ndihmuar të vjedhësh çaste ndërgjegjësimi të paqtë.
Lush e merr gjalpin e kakaos të përdorur në këtë produkt nga Republika Domenikane, Peruja dhe Sierra Leone. Asnjë nga këta burime nuk shfrytëzojnë punën e të miturve. Ata janë organikë dhe bëjnë Tregti të Drejtë.
Si përdoret:
Shkrirësit Lush mund të aromatizojnë shtëpinë, ose të përdoren si shkrirës banje.
Për ta mbushur botën tënde plot aromë, thyej një ose dy katrorë dhe shtoji në djegës. Koha e përafërt e djegiej është 6 orë për katror. Mos e lër djegësin të ndezur më shumë se 6 orë.
Për ta përdorur si shkrirës në vaskë, shto një ose dy katrorë në një vaskë të mirë e të ngrohtë. Rri dhe lër vajin e boragës t’i dhurojë lëkurës tënde butësi ekstra.
Mos përdor në banjë Shkrirës Lush të përdorur ose të shkrirë.
Si ruhet:
Për t’u siguruar që kallëpi të shkrihet vetëm kur do ti, mbaje në një vend të freskët e të thatë larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
KUJDES (Kur përdor një djegës me vaj): Mund të shkaktojë reaksion alergjik në lëkurë. Nëse është nevoja për këshillim mjekësor, mbaj me vete kontenierin e produktit, ose etiketën. Mbaje larg fëmijëve. Lexo me kujdes dhe ndiq udhëzimet. Nëse ndodh irritimi i lëkurës apo shpërthimi alergjik, kërko këshillim e vëmendjen e mjekut. Përmbajtjen dhe kontenierin hidhe në përputhje me rregulloren lokale.
Përbërësit:
Gjalpë Kakaoje Organik nga Tregtia e Drejtë, Cetearyl Olivate & Sorbitan Olivate, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Gjalpë Ilipe, Polysorbate 20, Glyceryl Stearate, Silica, Parfum, Vaj Bajameje, Lule e Përjetësisë Absolute, Vaj i Lules Ylang Ylang, Vaj Tagete, Vaj i Kamomilit Blu, Vaj Borage, Dioksid Titaniumi, Ujë (Aqua), Synthetic Fluorphlogopite, Propylene Glycol, Calcium Sodium Borosilicate, Oksid Kallaji, Alpha-Isomethyl Ionone, Amyl Cinnamal, Alkool Benzilik, Benzoat Benzili, Benzyl Salicylate, Alkool Cinamili, *Citral, Citronellol, *Farnesol, Geraniol, Hydroxycitronellal, Isoeugenol, *Limonene, *Linalool, Ngjyrë 77007, Ngjyrë 77491, Ngjyrë 42090:2, Ngjyrë 42090, Ngjyrë 60725
Reviews
There are no reviews yet.