
“Ky është balsami më i mirë që kam përdorur ndonjëherë! Është aq i pasur dhe ka erë parajse që s’është e rëndë. Mbarova vozën time me Retread dhe mendova të bëj pak ndryshim. Kalimi nga Retread tek Power m’i ka ndryshuar menjëherë flokët. Asnjë balsam tjetër s’mi ka hidratuar flokët kështu! Nga flokë shumë të thatë, u kthyen në flokë të hidratuar e të lëmuar si mëndafsh! Është vërtet fantastik për flokë kaçurrelë të dendur që ngatërrohen lehtë. Tani më rrëshqet krehëri! Përdor një sasi fare të vogël, pasi edhe aq bën shumë punë. Ma ka përmirësuar pa masë rutinën time të flokëve dhe sugjeroj fort që ta bleni J” – charlottemarc
“E DASHUROJ POWER! Më parë njihej me emrin Hair Necessities, por e kanë riformuluar në mënyrë të shkëlqyer! Është i vetmi balsam që mund të përdor për t’i ndjerë sërish të shëndetshme flokët e mia të çngjyrosura.” – tom_hyland135
“Kam pasur gjithmonë vështirësi për të gjetur balsamin Lush që bën për mua dhe kam dashur gjithmonë të provoj Hair Necessities, por s’arrita dot, pasi ishte produkt ekskluziv Liverpool/Oxford Street. Nuk kam flokë afro, por janë të dendur, me onde, të thatë e të dëmtuar dhe Power m’i ka bërë të lëmuar, elastikë dhe me volumin e përsosur (pasi flokët e mia janë vetë të dendur dhe nuk i dua me shumë volum!) Duken si dallgë deti natyrale. Edhe aromën e ka të mrekullueshme! Padyshim që do jetë porosia kryesore dhe do ta blej përsëri e përsëri!” – nixihthompsons
Si përdoret:
Këtë balsam thellësisht hidratues aplikoje në flokë të lagur, krihu, relaksohu dhe lëre të bëjë punën e tij përpara se ta shpëlash mirë.
Emri i mëparshëm ka qenë Hair Necessities.
Përbërësit:
Ujë (Aqua),Shurup Panje,Pure e Patates së Ëmbël,Alkool Ceterilik,Cetrimonium Chloride, Ethyl Macadamiate, Propylene Glycol, Parfum, Behentrimonium chloride, Vaj i Bajames,Proteina e Hidrolizuar e Grurit,Vaj Ulliri Organik Ekstra i Virgjër,Tonka Absolute, Benzoin Resinoid, Vanilla Absolute, Phenoxyethanol, Alkool Benzilik,Coumarin, Eugenol
Reviews
There are no reviews yet.