
Tabletat tona të pastës së dhëmbëve më të efektshme në heqjen e njollave, pa fluor e pa shije menteje, do të të ndirçojnë dhëmbët kur të kesh nevojë. Me shije frutash e agrumesh, kjo formulë me sodë buke është delikate, por e efektshme, pasi vepron në njollat e thella të sipërfaqes për të dhënë efekt zbardhues me fuqi të madhe në heqjen e njollave.
Si përdoret:
Kafsho një tabletë mes dhëmbëve dhe laji me një furrcë dhëmbësh të lagur. Shpëlaje gojën derisa të jetë pastruar. Përdore për të hequr njolla dhe për zbardhje si pjesë e rutinës tënde të kujdesit oral. Përdor një çdo ditë për të zbardhur, nja dy herë në javë për ndriçim apo si përforcim kur ke pirë ca si shumë verë të kuqe dhe kafe.
Si ruhet:
Vërja prapë kapakun vozës për t’i mbajtur tabletat e pastës së dhëmbëve të freskëta e të thata.
Riciklimi i tubetëve të pastës së dhëmbëve mund të jetë përmirësuar, por vozat tona plastike janë gjerësisht të riciklueshme, madje edhe më mirë; ato kualifikohen për skemën tonë Ktheje Prapë. Ktheje në një dyqan Lush për të marrë para për blerjen e radhës. Për hollësi lokale, kliko këtu.
Përbërësit:
Dicalcium Phosphate Anhydrous, Sodium Bicarbonate, Krem Tartar, Sorbitol, Lauroyl Sarcosine, Kaolin, Xylitol, Aromatizues, Vaj Limoni të Athët, Vaj Portokalli Brazilian, Vaj Esencial i Bajames, Vaj Limoni Siçilian, Kristale Mente, Kripë e Imët Deti, Stevia, Titanium Dioxide, Ekstrakt i Gardenias, Synthetic Fluorphlogopite, Oksid Kallaji, *Citral, *Citronellol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool, Ngjyrë 77491, Ngjyrë 45430:1, Ngjyrë 19140:1, Ngjyrë 42090:2
Reviews
There are no reviews yet.