Mos e mbyt flokun! Ripërtërije dhe rifreskoje nga rrënja në majë me një pastrim enzimatik, me freski menteje. Lëngjet e shtrydhura nga kivi, ananasi dhe mangoja shpërbëjnë papastëritë dhe yndyrën, ndërkohë që kripa e detit, e mbledhur në mënyrë artizanale, dhe kristalet e mentolit rifreskojnë lëkurën e kokës. Shampoja Rehab Salty është çelësi i duhur për një fillim të ri.
Pse duhet zgjedhur Rehab Salty?
Ananasi, papaja, mangoja dhe kivi përmbajnë enzima që shpërbëjnë dhe eliminojnë qelizat e vdekura të lëkurës, duke mundësuar kështu një pastrim nga lëkurat e vdekura, i cili e lë lëkurën e kokës dhe flokët të pastër dhe të shndritshëm.
Aroma:
Një dozë rifreskuese vajrash bimore të mendrës, livandos dhe trëndafilit, me nota të lehta frutore.
Si përdoret:
Merr një sasi të vogël dhe shkumo flokun e lagur, shpëlaje dhe vendos balsamin, si zakonisht. Përdore dy herë për një pastrim të plotë.
Krijo një rutinë:
Përpara shampoos Rehab Salty, nise rigjenerimin e flokut me trajtimin freskues Roots me përmbajtje menteje për lëkurën e kokës.
Pasi ta kesh larë trajtimin Roots nga flokët me shampon Rehab Salty, përdor balsamin e pasur me vaj ulliri Retread, për të maksimizuar elasticitetin e fijeve të flokut.
Mbylle rutinën me spërkatësin zbutës aromatik Super Milk, i cili është fantastik për të rifreskuar dhe hidratuar majat e flokut, kaçurrelat dhe dredhat, edhe ditën e dytë dhe të tretë pas larjes.
Përbërësit:
Kripë Deti e Mbledhur me Dorë, Sodium Laureth Sulfate, Ujë (Aqua), Parfum, Propylene Glycol, Lëng i Shtrydhur Papaje, Lauryl Betaine, Lëng i Shtrydhur Ananasi, Lëng i Shtrydhur Kivi, Ekstrakt Karrageni, Vaj Livandoje, Vaj Mendre, Vaj Rozmarine, Vaj Dëllinje, Kristale Mentoli, Vaj Organik Jojobe, Lëng i Shtrydhur Mangoje, Vaj Ulliri Organik Ekstra i Virgjër, Vaj Bajameje, Benzyl Alcohol, *Limonen, *Linalol
Reviews
There are no reviews yet.