Sleepy

1,200.00L

QIRI AROMATIK

Livandë qetësuese dhe ylang ylang

ZGJIDHNI MADHËSINË

Dhe tani çlodhu…ky qiri Lush barishtor me aromë livandoje është shoqëria e përsosur për një banjë çlodhëse, ose një rutinë para gjumit. Ka përmasën e përsosur për ta shndërruar në çast hapësirën rreth teje në një liman qetësues ylang ylangu. Shtoja rutinës tënde Sleepy për çlodhjen maksimale.

Me çfarë është bërë ky qiri etik?

Ashtu si në gjithë produktet tona, edhe në qirinjtë tanë përdorim esenca vajore të bukura, të cilësisë së lartë e me burim etik. Të gjithë qirinjtë tanë janë pa palmë, pa GM dhe pa sojë, dhe kanë bazë natyrale dylli me dyll të farës së kolzës, vaj dhe dyll të arrës së kokosit, dyll kastori e ndërkohë janë 100% veganë. Xhami i bukur i akullit është tërësisht i ripërdorshëm ose 100% i riciklueshëm.

Sheh disa forma të lehta në qiririn tënd?
Quhet akullim dhe është një efekt unik e natyral i përdorimit të dyllrave vegjetalë. Dylli përpiqet të kthehet në formën e tij natyrale dhe si rezultat fillon të kristalizohet. Nuk ndikon në asnjë mënyrë në performancën e qiririt dhe gjithashtu konfirmon që dylli është 100% natyral.

Koha e përafërt e djegies: 12 – 15 orë

Përmasat: 70mm diametër x 45mm gjatësi

Përmban: Linalool, Linalyl acetate

Përbërësit: Përmban 1-Octen-3-yl acetate, Kumarinë, Eukaliptol, Geraniol, Geranyl Acetate, Beta-Caryophyllene. Mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Merr më të mirën nga qiriri yt

-Prit fitilin; ose pas përdorimit, ose përpara se ta ndezësh herën tjetër për të siguruar një djegie të njëtrajtshme.

– Vendose qiririn e ndezur mbi një mbështetëse gotash, ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet.

– Përdore në një hapësirë me ajrim të mirë për të shmangur rrymat e ajrit.

– Për të shmangur krijimin e gropës, idealja do ishte që djegija e parë të zgjaste 3-4 orë, në mënyrë që sipërfaqja e dyllit të shkrijë në mënyrë të njëtrajtshme.

– Shuaje me kujdes.

– Mos e lër kurrë qiririn e ndezur në mënyrë të shkujdesur, apo pranë fëmijëve dhe kafshëve.

Kliko këtu për më shumë informacion mbi gamën e qirinjve Lush.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Sleepy”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Sleepy
1,200.00L