
Flladi i detit brenda në një vazo. Kjo shampo eksfoliuese dhe volumizuese me kripë deti, alga deti dhe paçul sjell shkëlqimin e diellit në flokë pa jetë.
Pse duhet zgjedhur Swell?
Kripa e ashpër e detit, e mbledhur në mënyrë artizanale, fryn flokun e ngjeshur, duke i bërë fijet të duken më të trasha, ndërkohë që alga e dushkut të ujit dhe jargëza e leshterikut të sheqerit i japin atij një dritë, e cila ndriçon jo vetëm flokun, por edhe ditën tënde. Kristalet gjallëruese të mentolit shtojnë efektin freskues të larjes. Do të të duket si një zhytje në det.
Aroma:
Thellësi e freskët e kripës qetësuese dhe algave të detit, me valë mentoli.
Si përdoret:
Merr një sasi të vogël dhe shkumo flokun e lagur. Shpëlaje dhe vendosi balsamin, si zakonisht. Përdore dy herë për volum dhe shkëlqim maksimal.
Krijo një rutinë:
Pas shampos Swell, zbute flokun me balsamin e ngurtë Big dhe zhytu në ndjesinë e algave dhe kripës së detit.
Vazhdoje zhytjen në det me bombat e banjës Big Blue dhe mbaje këtë ndjenjë gjatë gjithë ditës me spërkatësin e trupit Salty, me nerol, trëndafil dhe myshk dushku.
Përbërësit:
Kripë e Ashpër Deti e Mbledhur me Dorë, Sodium Laureth Sulfate, Algë Dhëmbësharrë; Algë e Dushkut të Ujit dhe Jargëz Leshteriku Sheqeri, Propylene Glycol, Lauryl Betaine, Vaj Dafine Kineze, Vaj Gjethesh Portokalli, Vaj i Paçulit të Zi të Sumatrës, Vaj i Kanagës, Kristale Mentoli, Gjalpë Avokadoje, Gjalpë Ulliri, Alpha-Isomethyl Ionone, Kumarinë, Hydroxycitronellal, *Limonene, *Linalool, Parfum
Reviews
There are no reviews yet.