
Pastruesit e biodegradueshëm 7 to 3, pa paketim dhe pa prezervativë, janë të përsosur për të hequr make up-in e lehtë. Kanë një bollëk vetish të tjera të mira përveç heqjes së make up-it. Baza me fasule kanelini të bluara imët shërben si eksfoliant delikat, infuzioni i zambakut të bardhë të freskët sqaron duke qetësuar lëkurën dhe rikthen ekuilibrin, algat e kuqe hidratuese (të nxjerra nga algat Myshk Irlandez) ushqejnë lëkurën, ndërkohë që lulja ylang ylang tonifikon dhe ofron një aromë të ëmbël dehëse që të ngre humorin dhe të qetëson.
Si përdoret:
Thjesht hidhi ujë fytyrës. Do të vësh re që ky pastrues i biodegradueshëm ka një anë të lëmuar dhe një anë si eksfoliant të lehtë. Fillo me anën më të ashpër duke njomur një cep për të aktivizuar kremin pastrues. Rrëshqite tamponin mbi fytyrë dhe qafë duke e punuar butësisht në lëkurë e më pas shpëlaje për ta pastruar. Për të hequr make up-in e lehtë, thjesht fshije fytyrën me anën e lëmuar duke e lëvizur sa majtas, djathtas mbi sy dhe përdor tampone pambuku të pastër e të ripërdorshëm për të hequr çdo mbetje. Pasi të kesh përfunduar pastrimin, mund të përfundosh rutinën tënde si zakonisht.
Si ruhet:
Për t’u siguruar që mund ta përdorësh edhe një ditë tjetër tamponin, fërkoje butësisht me një pikë ujë të ngrohtë për ta pastruar. Lëre të thahet në një vend të pastër e të thatë, si për shembull mbajtëse sapuni që kullon dhe nuk mbetet në një pellg uji. Pas përdorimit të parë, konsumatorët mund ta përdorin nga tre në pesë herë të tjera në varësi të qëllimit; qoftë për një pastrim të shpejtë, qoftë për të hequr shumë make up.
Për shkak të një sërë përbërësish super të freskët, ky pastrues është më mirë të përdoret i freskët, brenda 4 muajsh nga data e prodhimit. Duke qenë se këtë produkt e prodhojmë me sasi të vogla, ke për ta marrë në kohë mëse të mjaftueshme për ta përdorur në gjendjen më të mirë. Nëse ke pyetje, lutemi t’i drejtohesh menjëherë ekipit tonë të Kujdesit ndaj Klientit.
Përbërësit:
Infuzion i Zambakut të Bardhë të Freskët, Talk, Glicerinë, Sodium Lauroyl Sarcosinate, Propylene Glycol, Fasule të Bluara Kanelini, Ekstrakt Algash të Kuqe, Lule e Përjetësisë Absolute, Vaj i Lules Ylang Ylang, Alpha-Isomethyl Ionone, Amyl Cinnamal, Alkool Benzilik, *Benzoat Benzili, Alkool Cinamili, Citronellol, Geraniol, Hydroxycitronellal, *Limonene, *Linalool, Parfum
Reviews
There are no reviews yet.