New Enzymion
Self-Preserving

2,500.00L

HIDRATUES
Ndriçues i lehtë dhe natyral

Zgjidhni madhësinë

Për kë është?

Një krem fytyre ndriçues për lëkurë të yndyrshme, që dëshiron ta shohësh rrezatuese dhe jo të bllokuar, apo jo të njëtrajtshme.

Çfarë përfiton ti?

Nëse e ndjen lëkurën pak si me shkëlqim dhe pa jetë, i kemi dhënë këtij hidratuesi gjithë përbërësit e duhur për të rikrijuar lëkurën e përsosur të ekranit si ajo e yjeve të hershme të Hollivudit. Një infuzion limonësh të freskët nga Afrika e Jugut (të cilët janë të pasur me vitaminë C dhe mund të veprojnë si reduktues pigmenti) është baza e këtij hidratues, bashkë me papajën e pasur me enzima për të shpërbërë yndyrën e tepërt dhe për të nxitur rinimin e lëkurës.

Ky version me prezervativë natyralë i kremit tonë origjinal përmban mbi 10% vaj jojobe që përthithet lehtë, për të nxitur elasticitetin e lëkurës dhe vaji antioksidues i bajameve që mbështet shëndetin e lëkurës. Ka pak më shumë glicerinë vegane dhe gjalpë organik kakaoje nga Tregtia e Drejtë për të ekuilibruar lëngjet e vajrat me pak më shumë hidratim, duke e bërë ideal për lëkurën mikse që priret të jetë e yndryshme.

Çfarë përfiton planeti?

Vaji organik i jojobës merret nga një furnitor i ndërgjegjësuar në Peru, i cili është i përkushtuar ndaj standardeve të mirëqenies së punonjësve të tij dhe përdor metoda delikate kultivimi për të mbledhur farat e rëna të jojobës, të cilat do të shtypen për t’u kthyer në një vaj të bukur. Gjalpi ynë organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë vjen nga burimet e Sierra Leones, Republikës Domenikane dhe Perusë, ku praktikohen modele agropyjore që mbrojnë pyjet lokale.

Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomë; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).

Si përdoret:

Këtë formulë me prezervativë natyralë konsideroje si një version të superpërqendruar të formulës origjinale që mund ta njohësh e ta dashurosh. Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht me duar të pastra këtë hidratues ndriçues vegan. Mund ta aplikosh në lëkurë të lagur, nëse preferon një ndjesi më të lehtë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret brenda 6 muajsh.

Përbërësit:

Infuzion me limon të freskët, Vaj organik jojoba, Glicerinë, Gjalpë Organik i Kakaos nga Tregtia e Drejtë, Acid Stearik, Parfum, Propylene Glycol, Vaj Organik i Avokados, Vaj Organik i Aguliçes së Mbrëmjes i Presuar në të Ftohtë, Vaj Bajame, Ujë (Aqua), Vaj i Embrionit të Grurit, Triethanolamine, Vaj Mandarine, Vaj Limoni të Athët, Xhel i Freskët Aloe, Lëng i Freskët Limoni, Lëng i Freskët Papaje, Alkool Ceterilik, *Citral, *Citronellol, *Limonene, *Linalool 

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “New Enzymion
Self-Preserving”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
New Enzymion
Self-Preserving
2,500.00L