AYESHA

1,200.00L

MASKË PËR FYTYRËN

Lëkurë më e tërhequr dhe me shkëlqim, si me magji

ZGJIDHNI MADHËSINË

Një maskë rigjeneruese me shpargull, kivi dhe baltë dërstilimi për tonifikim dhe përkëdheli

Maska jonë magjike e shpargullit është rikthyer, kështu që edhe ti mund të rikthehesh më fort se kurrë. E formuluar për të dhënë pamjen e një lëkure më të tendosur dhe më të shkëlqyeshme, si me magji. Zgjidh këtë përzierje rigjeneruese kur do që të dukesh në formën tënde më të mirë. Balta e dërstilimit dhe xheli i bentonitit njëtrajtësojnë lëkurën, ndërsa kivi i freskët tendosës e mbledh dhe e tonifikon atë. Për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, i kemi shtuar glicerinë për efektin e saj zbutës, si dhe shpargull dhe lule shtogu, për ta ushqyer atë. 10 minuta me këtë maskë tonifikuese dhe përkëdhelëse do të ringjallin lëkurën dhe vetëbesimin tënd.

E dobishme për ty dhe planetin:

Vetë-konservuese: E formuluar për të mbetur e freskët, efektive dhe e sigurt për t’u përdorur, pa konservues sintetikë.

Bërë me vaj paçuli të zi nga Qendra Gayo Lues Permaculture në Sumatra, Indonezi; një sipërmarrje e përbashkët e Lush dhe Qendrës Orangutan Information për të vëzhguar praktikat e permakulturës, në ndihmë të rigjenerimit të tokës së dëmtuar dhe për të ofruar trajnim mbi bujqësinë e përgjegjshme që respekton natyrën.

Si përdoret:

Çelësi i pavdekësisë është, së pari, të bëjmë një jetë që ia vlen të kujtohet. Prandaj mbuloje lëkurën e pastruar me këtë maskë rigjeneruese për 10 minuta, shpëlaje dhe dil të shijosh jetën në maksimum.

Si ruhet:

Kjo maskë prodhohet me përbërës të freskët që mbeten të tillë deri në përdorim, në mënyrë që të marrësh më të mirën prej tyre. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 28 ditësh.

Përbërësit:

Baltë Dërstilimi, Mjaltë, Koncentrat Lulelimoni dhe Shtogu, Glicerinë, Shpargull i Freskët, Kivi i Freskët, Kaolinë, Ekstrakt i Lajthisë Magjike, Trëndafil Absolut, Vaj Rozmarine, Vaj Paçuli i Zi i Sumatrës, Xhel Benton, Uthull Shtogu, *Farnesol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool, Parfum.

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Additional information

Size

110g, 275g, 530g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “AYESHA”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
AYESHA
1,200.00L