
Për kë është?
Nëse ke një lëkurë fytyre të prirur për puçrra, jepi hidratimin delikat që dëshiron me këtë hidratues me prezervativë natyralë për lëkurë të yndyrshme dhe të ndjeshme (është i shkëlqyer edhe për adoleshentë!)
Çfarë përfiton ti?
Lëkura e prirur për puçrra mund të ketë një barrierë paksa të dëmtuar, kështu që kemi bërë këtë hidratues me përbërës delikatë antimikrobikë dhe me vajra të lehtë për ta ndihmuar të rifitojë ekuilibrin. Megjithëse hidratimi mund të jetë pak stresues nëse ke lëkurë të yndyrshme, puçrrat mund të rrezikojnë integritetin e barrierës së lëkurës duke çuar në humbjen e ushqyesve dhe ujit. Riushqeje lëkurën tënde dhe qeto njollat me një përzierje mjalti, kamelie dhe hamamelisi. Të gjithë këta përbërës njihen për vetitë e tyre antimikrobike dhe anti-inflamatore.
Shtojmë mbi 5% vaji nga farat e rrushit të presuara në të ftohtë për përmbajtjen e tij të lartë të acidit linoleik, i cili ka rol kyç në ndihmesën e barrierës së lëkurës tënde për të funksionuar në mënyrë të efektshme. Ky version me prezervativë natyralë i formulës origjinale është bërë edhe me sasi pak më të lartë vaji jojobe (mbi 5%): një dyllë si balsam, me strukturë të ngjashme me sebumin e lëkurës dhe që nxit elasticitetin e jep hidratim pa e rënduar lëkurën.
Çfarë përfiton planeti?
E dashurojmë mjaltin për hir të efektit aq të bukur në lëkurë, por ne punojmë vetëm me bletërritës që plotësojnë standardet tona super të larta të kujdesit ndaj bletëve. Mjalti që ka brenda kjo maskë fytyre, vjen nga komuniteti Barro Vermelho, në Brazil. Është një komunitet i përqendruar tek mirëqenia e bletëve, tek rritja e tyre me ndërhyrje minimale dhe tek ripërtëritja e tokës. Vaji organik i jojobës merret nga një furnitor i ndërgjegjësuar në Peru, i cili është i përkushtuar ndaj standardeve të mirëqenies së punonjësve të tij dhe përdor metoda delikate kultivimi për të mbledhur farat e rëna të jojobës, të cilat do të shtypen për t’u kthyer në një vaj të bukur.
Ç’janë prezervativët natyralë?
Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomë; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).
Si përdoret:
Këtë formulë me prezervativë natyralë konsideroje si një version të superpërqendruar të formulës origjinale që mund ta njohësh e ta dashurosh. Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht me duar të pastra. Mund ta aplikosh në lëkurë të lagur, nëse preferon një ndjesi më të lehtë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret brenda 6 muajsh.
Përbërësit
Infuzion me Fara Liri, Ujë (Aqua), Ujë Trëndafili, Ujë Mjalti Livandoje, Vaj Organik i Farave të Rrushit të Presuar në të Ftohtë, Mjaltë, Acid Stearik, Vaj Organik Jojoba, Ekstrakt i Hamamelisit, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Alkool Ceterilik, Triethanolamine, Vaji i Kamelias,Vaj Livando, Vaj Neroli, Vaj Geranium, Glicerinë, Tretësirë Benzoine,*Alkool Benzilik, *Benzyl Benzoate, *Benzyl Cinnamate, *Citral, *Citronellol, *Coumarin, *Geraniol, *Limonene, *Linalool, Parfum, Methylparaben, Propylparaben
Reviews
There are no reviews yet.