Coconut Shie

1,400.00L

 

Maske fytyre

Hidratimi ju pret – ejani pa hezitim!

ZGJIDHNI MADHËSINË

- +

Vegane
Ding ding! Ju jeni fitues! Për një lëkurë të qetësuar, të butë dhe elastike, festa juaj është kompletuar me një përbërje fituese të pasur me qumësht kokosi, kos kokosi dhe ujë kokosi (ne nuk hezitojmë të flasim për fuqinë e kokosit).
Ky produkt përdoret në Lush Spa, në trajtimin Validation — një trajtim luksoz për fytyrën 60-minutësh, i personalizuar, që përfshin pastrim të thellë, maskë të freskët për fytyrën, serum ushqyes dhe hidratues fytyre, i shoqëruar me masazh relaksues.

Çfarë përfitoni ju?

  • Kaolini (argjila) thith papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga lëkura pa e tharë atë — duke ndihmuar në mbrojtjen e barrierës natyrale të lëkurës.
  • Nëse lëkura ndjehet e thatë dhe e tendosur, qumështi i kokosit është zgjidhja për t’i dhënë hidratim të thellë dhe rehati.
  • Në përbërje gjenden të gjitha format e kokosit, përfshirë edhe nektarin e lulës së kokosit, i cili mban lagështinë dhe kondicionon lëkurën.

Duke lënë botën më të bukur seç e gjetëm
Ky produkt vetë-ruajtës është formuluar për të qëndruar i freskët dhe efektiv pa konservantë sintetikë të shtuar.

Si të përdoret:
Aplikoni me bollëk në lëkurën e pastër dhe të thatë dhe relaksohuni për 15 minuta para se ta shpëlani. Një trajtim i përsosur për lëkurë të thatë.

Si të ruhet:
Kjo maskë bëhet dhe dërgohet e freskët, që të përfitoni maksimalisht nga përbërësit e saj të bukur. Duhet të ruhen në frigorifer në temperaturë midis 2°C dhe 8°C dhe të përdoret brenda 28 ditëve.

Përbërësit
Kaolin, Glicerinë, Pluhur qumështi kokosi, ujë kokosi, Niseshte misri, Kos kokosi, nektar lulë kokosi, Ekstrakt tonka, Vaj vetiveri, Ekstrakt vaniljeje, alkool benzilik, *benzil benzoat, kumarin, Parfum, ngjyrë 77947.

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencia

Additional information

Size

110g, 275g, 530g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Coconut Shie”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Coconut ShieCoconut Shie
1,400.00L
- +