“S’di si ta shpjegoj sa shumë e dashuroj këtë produkt. S’do të gënjej; kam qenë vërtet mosbesuese ndaj vajrave të ngurtë, por një punonjës më bindi ta provoja dhe tani s’kthehem dot më mbrapsht. Më hidraton fytyrën pa e bërë të yndyrshme, madje edhe e njëtrajtëson. Lëkura ime po më shpërthente keq këtë verë dhe ky produkt ma ka ndryshuar tërësisht.” – gaelane-justinien
“E hasa këtë produkt në dyqan dhe m’u desh ta provoja kur pashë sa vlerësime të mira kishte. Kam pasur gjithmonë lëkurë mikse dhe ky vaj i vogël fytyre më ndihmoi SHUMË! Është vërtet i mirë për t’u përdorur pas një maske fytyre me baltë, apo përpara gjumit. Lëkura do të të falenderojë vërtet x.” – effieherran
“Këtë e përdor nën hidratuesin Shangri La dhe bën mrekulli për lëkurë të plakur e të etur!” – Sam Tindal
Si përdoret:
Kaloje mbi lëkurë, ose ngrohe mes gishtave dhe masazho butësisht në fytyrë vajin e tij qetues të trëndafilit. Shtoja përfitimin duke e përdorur bashkarisht me maskën e freskët qetuese të fytyrës BB Seaweed dhe pastruesin e freskët Aqua Marina.
Si ruhet:
Ky produkt është bërë me përbërës që e lejojnë të zbutet në temperaturë trupi. Mund të shkrihet gjatë ditëve të nxehta. Ruaje në një vozë, ose në një kuti teneqeje Lush, në një zonë të thatë për ta përdorur përsëri e përsëri.
Përbërësit:
Gjalpë Murumuru, Pluhur Kalamine, Gjalpë Kupuasu, Infuzion Petalesh të Freskëta Trëndafili, Vaj Bajameje Organike, Parfum, Kërpudha të Freskëta Portobello, Vaj Kamomili Blu, Vaj Trëndafili, Vaj Tagete, *Benzyl Benzoate, *Benzyl Cinnamate, *Citral, *Citronellol, *Farnesol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.