“Për mendimin tim, ky është parfumi më i bukur Lush. Aromë disi agrumesh, e tymtë, por pa theksimin e temjanit. E ngrohtë, vërtet e bukur, afatgjatë, unike dhe shumë njerëz e konsiderojnë si fragrancë mashkullore, po unë s’jam dakord. Është tepër e ngrohtë për të qenë vetëm mashkullore. Është uniseks, për mendimin tim, por më shumë femëror se mashkullor.” – kalina Poland
“Kur e hedh në fillim, mban erë shumë të këndshme si dru kanelle. Më pas, kur thahet, ka një aromë më në vanilje dhe shumë pak agrumesh, që ndihet përmes përzierjes. Për besë që është i mrekullueshëm.” – danasaurusrex9
“Si kjo aromë s’ke nuhatur asnjëherë tjetër. Është trullosëse, e ngrohtë dhe afatgjatë, me një element nostalgjie ushqimore që nuk di t’ia vësh gishtin. (truri im thotë simite të nxehta me kanellë, nëse ju ndihmon kjo!) Fragrancë e vërtetë uniseks. Kam marrë komplimente për të gjatë çdo përdorimi deri tani. Do të blej një shishe të dytë përpara se të zhduket.” – Biancajjtaylor
Si përdoret:
Spërkate veten me syth karafili të ngrohtë e ftues dhe me koriandër që të përziera bashkë ofrojnë nota kafeje të dashur, ndërkohë që druri i kedrit e shndërron këtë parfum vetiverti duke i dhënë një nuancë të tymtë duhani.
Krijuar nga Mark Constantine për një periudhë të gjatë si homazh për babain e tij të ndjerë, Dear John ka lindur nga ndjenjat munduese të dashurisë dhe braktisjes për të gjithë burrat që janë adhuruar. Përzierja e agrumeve, drurëve dhe erëzave mund të duket e pazakontë, por kur përjeton fragrancën, të mbushen mendimet vetëm me një kujtim të njohur.
Përbërësit:
Alkool i Çnatyruar Organik, Parfum, *Limonene, Ujë (Aqua), Glicerinë, Vaj i Drurit të Kedrit, Vaj Vetiverti, Vaj i Farës së Koriandrës, Vaj i Sythit të Karafilit, *Benzoat Benzili, *Benzyl Salivylate, *Citral, *Kumarinë, *Eugenol, *Farnesol, *Geraniol, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.