Çfarë përfiton ti?
Locioni ynë më i shitur i trupit dëshiron t’i kthejë butësisht shëndetin lëkurës tënde. Është bërë me çdo përbërës qetësues që arritëm të gjenim. Ky krem trupi me qumësht tërshëre, kamomil dhe livandë mund të jetë sekreti ynë më pak i ruajtur për lëkurat e ndjeshme dhe të irrituara. Është një alternativë e efektshme ndaj kremrave të vlefshëm për trajtimin e lëkurës së thatë. Është një ushqyes i lehtë që ofron kujdes dhe hidratim pa ndjesinë e ngjitjes dhe ka krijuar një kult ndjekësish që kur e shpikëm, në vitin 1996.
Çfarë përfiton bota?
Gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë marrë në Republikën Domenikane, Peru dhe në Sierra Leone, është 100% i gjurmueshëm, që do të thotë se mund të jemi të sigurt se në zinxhirin tonë të furnizimit nuk përfshihet puna e të miturve. Marrja e esencës së bukur dhe ujit të trëndafilit nga trëndafilat e damaskut të rritur në Senir të Turqisë, mbështesin gjithashtu komunitetet turke të punësuara në teknikat e mbledhjes së kësaj luleje dhe iu ofron refigjatëve sirianë një punësim me pagë të drejtë.
Si përdoret:
Aplikoje pa u kursyer në lëkurë të leskëruar apo që duket e thatë, ose thjesht aplikoje në të gjithë trupin për t’i dhënë lëkurës ndjesi ëndrrash. Përthithet jashtëzakonisht lehtë dhe është mjaft i këndshëm edhe pasi ke qenë në diell.
Përbërësit
Qumësht i Tërshërës, Ujë Trëndafili, Vaj Ulliri Organik Ekstra i Virgjër, Gjalpë Organik Kakao nga Tregtia e Drejtë, Glicerinë, Acid Stearik, Triethanolamine, Tretësirë e Benzoinës, Rose Absolute, Vaj Kamomili Blu, Vaj i Pemës së Çajit, Lavender Oil, Cetearyl Alcohol, *Benzyl Alcohol, *Benzyl Benzoate, *Citronellol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool, Parfum, Methylparaben, Propylparaben








Reviews
There are no reviews yet.