Ocean Salt
Self-Preserving

From 1,500.00L

SCRUB FYTYRE DHE TRUPI
Eksfoliant dhe rifreskues

Zgjidhni madhësinë

Çfarë përfiton ti?

Rrezatim të menjëhershëm, të arritur në mënyrën tradicionale. Nëse po përdor një eksfoliant kimik, provo në vend të tij këtë pastrues kult të lëkurës me prezervativë natyralë, sepse e kemi mbushur me një mal përbërësish të bukur për ta kthyer në formën më të mirë barrierën e lëkurës tënde, duke eleminuar dhe prezervativët artificialë.

Është ideal për lëkura me shkëlqim apo të plogështa. Një përzierje kripe të imët deti të mbledhur me dorë që ofron një mjet me veprim të fortë mbrojtës i cili nxit ndërrimin e qelizave dhe pastron në thellësi papastërtitë e ndotjet. Ndërsa fërkohesh, gjalpi i mangos që zbut në thellësi, vaji i arrës së kokosit, glicerina dhe tofuja e mëndafshtë ta lënë lëkurën të rinuar, me dritë dhe të lëmuar si mëndafsh. Ky version me prezervativë natyralë i më të shiturit tonë Ocean Salt që zbut e ndriçon, ka një përbërje pak më të pasur se origjinali dhe njësoj si ai bën mrekulli në gjithë trupin.

Çfarë përfiton bota?

Scrub-i i fytyrës Ocean Salt pastron ekosistemet po aq sa dhe lëkurën! Kripa e detit që ka brenda, merret nga burim i përgjegjshëm, nga kriporet e Protugalisë dhe Bullgarisë, të cilat ofrojnë strehim jetësor për shpendë migratorë, duke ndihmuar edhe biodiversitetin. Gjithashtu, po fusim gradualisht në përdorim etiketa me përbërje mbetjesh plastike të hedhura e të shpëtuara nga brigjet e Malajzisë; një risi kjo që po ndihmon në pastrimin e mbetjeve përpara se të arrijnë oqeanin. Duke zgjedhur këtë formulë me prezervativë natyralë, po eleminon gjithashtu prezervativët që mund të bio-grumbullohen nga prodhimi në sistemin tonë të ujit.
Lexoni më shumë mbi kujdesin tonë të lëkurës që mbron mikrobiomën këtu.

Si përdoret:

Përdorimi i eksfoliantit fizik të lejon të kontrollosh fortësinë e fërkimit, në mënyrë që të përshtatet përsosmërisht me lëkurën tënde dhe nuk e tepron. Lag lëkurën e më pas apliko një sasi të mirë me lëvizje rrethore. Shpëlaje dhe vijo me një hidratues të mirë.

Përbërësit:

Kripë e Imët Deti, Kripë Deti e mbledhur me dorë, Infuzion me Grejpfrut të Freskët, Tofu Organik Mëndafsh, Glicerinë, Dyll Japonez, Sodium Cocoamphoacetate, Limon i Athët i Freskët i Nxjerrë në Vodka, Gjalpë Mango, Vaj i Arrës së Kokosit Ekstra i Virgjër, Gjalpë Avokado, Vaj Limoni i Athët, Alga Deti Absolute, Gjethe Lulevjollca Absolute, *Citral, *Limonene, *Linalool, Parfum, Ngjyrë 42090

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Additional information

Size

120g, 250g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ocean Salt
Self-Preserving”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Ocean Salt
Self-Preserving
From 1,500.00Lđź›’ Add to bag