Gorgeous

4,500.00L

HIDRATUES
Dekadent dhe i begatë

Zgjidhni madhësinë

Për kë është?
Ky krem fytyre i begatë që përthithet shpejt, është ideal për lëkura të plogështuara, apo lëkura mikse, të cilat dëshiron t’i ndjesh më të forta duke rrezatuar shëndet. I vumë qëllim vetes të bënim kremin më të mirë të fytyrës që mund të blihet me para dhe ky ishte rezultati.

Çfarë përfiton ti?
Hidratuesi ynë për të cilin s’kemi kursyer asgjë (fillimisht u krijua për njerëz nga familje mbretërore, por kjo është histori më vete), është i mbushur me vajrat më të mirë organikë të presuar në të ftohtë dhe lëngjet me të mira të frutave për ta rinuar në thellësi lëkurën tënde. Uji rifreskues i mjaltit organik nga nektari i luleve të portokallit formon një bazë të pasur me ushqyes, në tëcilën shtojmë mbi 10% vaj ulliri organik ekstra të virgjër antioksidues që të ndihmojmë në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj stresit të mjedisit, vaj avokadoje për të mbështetur elasticitetin dhe vaj ekstra të virgjër të kokosit për të ndihmuar barrierën e lëkurës.

Vaji i farave të rrushit të presuara në të ftohtë dhe vaji i aguliçes së mbrëmjes kanë një përmbajtje të lartë acidi linoleik, i cili luan rol të rëndësishëm pasi ndihmon shtresat e jashtme të lëkurës që të funksionojnë, të mbrohen dhe të qëndrojnë të hidratuara. (Presimi në të ftohtë ruan më mirë përbërësit bioaktivë gjatë procesit të kthimit të një lënde në vaj që mund të aplikohet në lëkurë.) Efektet flasin vetë, ja përse besojmë se ky hidratues vërtet mahnitës ia vlen çdo qindarkë.

Çfarë përfiton planeti?
Vaji organik i jojobës merret nga një furnitor i ndërgjegjësuar në Peru, i cili është i përkushtuar ndaj standardeve të mirëqenies së punonjësve të tij dhe përdor metoda delikate kultivimi, duke mbledhur farat e rëna të jojobës që më pas do të presohen për t’u kthyer në vaj të bukur. Vaji ekstra i virgjër i arrës organike të kokosit vjen nga Nias e Indonezisë dhe blihet nga një furnitor që 10% të fitimeve të tij ia jep një fondacioni që financon kurse mësimore në komunitet për arsimim dhe mirëqenie mendore, si dhe burimeve shëndetësore (si për shembull dentistit lokal), në ndihmë të fëmijëve të Nias.

Si përdoret:
Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht mbi lëkurë këtë krem me fruta të freskëta, nerol dhe vaj të aguliçes së mbrëmjes, duke përdorur duar të pastra. Ruaje në kushte të freskëta dhe të thata. Është më mirë të përdoret i freskët.

Përbërësit

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Gorgeous”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Gorgeous
4,500.00L