“O Zot! Kjo është FANTASTIKE!! S’mbaj mend që kur i bëj me fije flokët e mi bjondë natyralë dhe sapo jam kthyer te një ngjyrë më natyrale me fijet dhe këtë vit më dhuruan një vozë Marylin për Krishtlindje…e vura në flokë, e lashë për një orë dhe rezultati është hyjnor.” – matildaaebowes
“Kjo maskë është një nga produktet e mia të preferuara Lush të të gjitha kohërave. Kam bërë me fije flokë bjondë gjysmë të gjatë e të gjatë, të cilët mund të thahen pas çngjyrosjes dhe drejtimit. Këtë maskë e përdor një herë në javë, e lë për rreth një orë të mbështjellë me kapuç dushi dhe pasi e laj, i ndiej flokët si mëndafsh dhe shumë më të ndriçuar e të shkëlqyer.” – Sooz_whits
“Flokët e mi janë të imët si të bebes dhe kaçurrelë. Ky është trajtimi im i preferuar, pasi s’është i rëndë, po m’i lë flokët aq të shndritshëm e të butë! Fillimisht e bleva pasi kisha bërë flokët me fije, por e përdor ende në flokët e mi me ngjyrë natyrale hiri të errët.” – millijames_712
Si përdoret:
Aplikoje pa u kursyer në flokë të thatë, derisa flokët të jenë lyer plotësisht. Në shumicën e rasteve, kjo sasi është një vozë e plotë 225g. Lëre për të paktën 20 minuta që t’i lejosh përbërësit të bëjnë punën e tyre për të hidratuar dhe forcuar krifën tënde të lavdishme. Me kalimin e kohës, duhet të vësh re që flokët e thithin produktin e tepërt! Pasi të kesh shpëlarë produktin e tepërt, përdor shampon dhe balsamin si zakonisht.
Përbërësit
Xhel Viskoz me Fara Liri,Infuzion Kamomili,Infuzion i Shafranit,Alkool Ceterilik & Sodium Lauryl Sulfate,Lëng Limoni i Freskët,Alkool Ceterilik,Vaj Organik Ulliri Ekstra i Virgjër,Vaj Limoni Siçilian,Vaj Kamomili,Lecitina e Sojës,*Citral, *Hydroxycitronellal, *Limonene, Parfum, Methylparaben, Propylparaben
Reviews
There are no reviews yet.