Marron Henna

2,100.00L

BOJË FLOKËSH KËNA
E kafenjtë e ngrohtë gështenje

Zgjidhni madhësinë

E riformuluar (përsëri) sipas sugjerimeve! Kemi shtuar përsëri sasinë e gjalpit të kakaos, që të mund të kthehesh të ngjyra që dashuron.

Vishi flokët me bojërat tona të kënasë, duke i dhënë shtresës së jashtme të flokëve një lustër sipas ngjyrimit të dëshiruar.

Çfarë përfiton ti?

Kënaja, indigoja, hibiskusi dhe kafeja kombinohen për të dhënë një ngjyrim të plotë kafeje gështenje me nuanca të kuqeje. Boja jonë e flokëve 100% natyrale është ideale nëse ke alergji ekzistuese ndaj bojërave të flokëve, po kërkon një alternativë më të sigurt ndaj bojërave sintetike, apo thjesht dëshiron flokë të shkëlqyer e të shëndetshëm.

Çfarë ngjyre do të marrin flokët e tu?

Marron shton tone të pasura ngjyrimi të kuqërremtë në flokë brunë, dhe shton thellësi në flokë të kuqe. Për të lustruar flokë bjondë, të bardhë, apo me thinja me ngjyrime të ngrohta gështenje, do të kesh fillimisht nevojë për një veshje bazë me kallëpin tonë të kënasë Rouge. Nëse dëshiron versionin më të kuq të Marron, sigurohu të përdorësh mbështjellësen tonë të flokëve Henna Hair Wrap gjatë procesit të zhvillimit të bojës. Ke ndonjë pyetje që të mundon? Mund të sigurohesh që kënaja është zgjedhja e duhur për ty, duke lexuar FAQ.

Si funksionon?

Kënaja përmban një pigment të quajtur acid henotanik, i cili ka ngjashmëri me keratinën e flokëve. Ngjitet pas kutikulave si llak duke i shtuar një shtresë ngjyre të pastër flokëve pa ndryshuar ngjyrën natyrale. Kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Kënaja mund të përdoret për të ndihmuar në lidhjen e materialeve të tjera me flokët, si për shembull kamomili që thekson të verdhën dhe ravenën që gjenden tek Vénitien. Ky kallëp përmban edhe pluhur sene italiane; e njohur si “këna neutrale” për hir të mënyrës së ngjashme të ngjitjes në kutikulën e flokëve dhe për efektet e saj shkëlqim dhënëse. Ne shtojmë gjalpë kakaoje, i cili zbut dhe bën flokët më të rrëshqitshëm. Gjithashtu na ndihmon të bëjmë një produkt të fortë me prezervativë natyralë.

Si përdoret:

Kënaja është një proces i lavdishëm e i rrëmujshëm hipish dhe qëllimi është që të vësh sa më shumë të jetë e mundur mbi flokë. Furça jonë e domosdoshme me bambu për aplikimin e kënasë është ideale për të përftuar saktësimin e aplikimit dhe mbështjellësja jonë e ripërdorshme Henna Hair Wrap është e përsosur për mbështjelljen e fokëve të lyer, ndërkohë që zhvillohet për të dhënë rezultate më të kuqe. Kallëpi ynë unik i kënasë me gjalpë kakaoje është projektuar për të mjaftuar për një kokë me flokë gjysmë të gjatë dhe shkrihet në ujë të nxehtë për të krijuar një pastë të pasur, të cilën duhet ta aplikosh pa u kursyer. Shiko udhëzimet tona kryesore për aplikimin këtu..

Çfarë përfiton planeti?

Bojërat sintetike të flokëve përmbajnë kimikate të njohura si amine aromatike, të cilat jo vetëm që përbëjnë rrezik për shëndetin, por mund të bio-grumbullohen në ekosistemin tonë. Në mbetjet e ujit të salloneve të parukerisë janë gjetur përmbajtje molekulash ngjyrimi të pakonsumuara nga procesi i lyerjes, si dhe derivate mutagjenike, të cilat besohet të mos hiqen nga sistemi ynë i ujit në mënyrë të efektshme. Duke zgjedhur një bojë flokësh me bazë bimore pa PPD si kënaja Lush, redukton numrin e këtyre materialeve në qarkullim.

Si ruhet:

Kallëpi yt i kënasë do të mbërrijë në një paketim të bukur me letër të ricikluar, me dizenjo të frymëzuara nga modelet e ndërlikuara të dantellave nga epoka italiane e Rilindjes. Mbaje kallëpin e kënasë në mbështjellësen e tij, në një vend të freskët e të thatë që ta kesh gati për përdorim. Kallëpët e kënasë është më mirë të përdoren të freskët dhe kënanë e mbetur të shkrirë mund ta bashkosh me materialet e tjera për riciklim.

Për të vazhduar në përkushtimin tonë për reduktimin e plastikës njëpërdorimëshe, kënaja s’do të vijë më me doreza plastike. Lutemi t’i mbrosh duart me dorezat e tua të besuara prej gome që mund të ripërdoren.

Përbërësit:

 
🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Marron Henna”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Marron Henna
2,100.00L