
Ofroji lëkurës superushqime! Kjo melasë e pasur me ushqyes për lëkurën, do të ta mbajë fytyrën në gjendjen më të mirë, duke e lënë atë të butë, të pastër dhe me shkëlqim. Spirulina dhe maça janë burime të pasura antioksidantësh, përbërës që mund të kenë një efekt mbrojtës në lëkurë, kundër ngarkesës mjedisore, ndërkohë që lëngu i shtrydhur i limonit është përplot me vitaminë C. Një masë e konsiderueshme glicerine bimore e mban lëkurën të tonifikuar dhe të hidratuar. Një pjatë e shëndetshme për lëkurë pa jetë.
E dobishme për ty dhe planetin:
Vetë-konservuese: E formuluar për të mbetur e freskët, efektive dhe e sigurt për t’u përdorur, pa konservues sintetikë.
Bërë me vaj organic jojobe, nga një shkurre që përbën një habitat të rëndësishëm për brejtësit dhe zogjtë në shkretëtirën peruane.
Si përdoret:
Përhape pa kursim në lëkurë të pastër, qëndro në qetësi për 10 minuta të këndshme dhe shpëlaje.
Si ruhet:
Kjo maskë prodhohet me përbërës të freskët që mbeten të tillë deri në përdorim, në mënyrë që të marrësh më të mirën prej tyre. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 28 ditësh.
Përbërësit:
Glicerinë, Kaolinë, Lëng i Shtrydhur Limoni, Pudër, Vaj Organik Primrose i Presuar në të Ftohtë, Vaj Organik Jojobe, Pudër Spiruline, Vaj Sherebele Moskat, Pudër Maçe, *Geraniol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.