New Skin Drink
Self-Preserving

2,500.00L

HIDRATUES
Hidratues, mbrojtës, me prezervativë natyralë

Zgjidhni madhësinë

Për kë është?
Hidratuesi ynë thellësisht hidratues për lëkurë të thatë, do të ta lërë lëkurën të butë, të epshme dhe të njomë.

Çfarë përfiton ti?
Ky version me prezervativë natyralë i hidratuesit tonë kult me susam, avokado dhe bajame, është i mbushur plot me përbërës që ndihmojnë barrierën e lëkurës tënde të ruajë hidratimin dhe të pengojë humbjen e ushqyesve themelorë. Duke qenë se lëkura e dehidratuar mund të jetë më shumë e rrezikuar nga ekspozimi i jashtëm, ne kemi përdorur vajra të bukur bimorë me veti antioksiduese, të cilët besohet se mbështesin aftësinë e lëkurës tënde për të përballuar stresin. Ky hidratues i begatë përbëhet me mbi 20% vaj susami të pasur me vitaminë E dhe mbi 4% vaj avokadoje, i cili është i pasur me acidet oleike dhe linoleike të lidhur me riparimin e lëkurës.

Vaji anti-inflamator dhe ushqyes i bajameve takohet me trëndafilin dhe aloen për të të qetuar lëkurën, ndërkohë që vaji i aguliçes së mbrëmjes ndihmon barrierën e lëkurës tënde për të ruajtur butësinë dhe elasticitetin. Sasia pak më e lartë e gjalpit të kakaos në krahasim me kremin origjinal, i jep kësaj formule me prezervativë natyralë, një ndjesi paksa më ushqyese, duke e bërë edhe më të mirë për lëkurë veçanërisht të thatë.

Çfarë përfiton planeti?
Vaji i susamit pa pesticide merret nga një projekt në Uganda dhe iu ofron fermerëve lokalë një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Gjithashtu ka çuar në instalimin e puseve të komunitetit të zonës. Gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë, është po ashtu 100% i gjurmueshëm nga burimet e Sierra Leones, Republikës Domenikane dhe Perusë, ku praktikohen modele agropyjore për të mbrojtur pyjet lokale.

Ç’janë prezervativët natyralë?
Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomën tënde; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe të mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).

Si përdoret:
Këtë formulë me prezervativë natyralë konsideroje si një version të superpërqendruar të formulës origjinale që mund ta njohësh e ta dashurosh. Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht me duar të pastra këtë hidratues të pasur vegan. Mund ta aplikosh në lëkurë të lagur, nëse preferon një ndjesi më të lehtë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret brenda 6 muajsh.

Përbërësit

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “New Skin Drink
Self-Preserving”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
New Skin Drink
Self-Preserving
2,500.00L