Nutkins

1,400.00L

 

Maske e fresket fytyre

Lëkurë e thatë? Do të çmendesh pas kësaj!

ZGJIDHNI MADHËSINË

Vegane

Zgjoi lëkurën tënde nga gjumi dimëror dhe mbështille me hidratim të thellë, falë purese ushqyese të gështenjës.Nuk të duket e mjaftueshme? Atëherë shto edhe pak gjalp të pasur lajthie dhe xhel qetësues lisi, për një lëkurë të butë, të ushqyer dhe të mëndafshtë.

Kujdes: Mbajeni larg ketrave.

Përdoret në Lush Spa, në trajtimin Validation, një trajtim luksoz fytyre 60-minutësh i personalizuar që përfshin pastrim të thellë, maskë të freskët për fytyrën, serum ushqyes dhe hidratues për fytyrën, i shoqëruar me masazh.

Çfarë përfitoni ju?

– Argjila kaolin largon papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga lëkura, pa e tharë atë – duke ndihmuar në ruajtjen e barrierës natyrale të saj.

-Vaji i portokallit brazilian tonifikon dhe freskon lëkurën, duke të lënë me një pamje të ndritur dhe energji të re!

–  Në pak fjalë: kokrrizat e lajthisë  eksfoliojnë lëkurën, ndërsa e shpëlan maskën – duke të lënë me ndjesi butësie, lëkure të lëmuar dhe aromë të mrekullueshme.

Duke lënë botën më të bukur seç e gjetëm

Ky produkt vetë-ruajtës është formuluar për të qëndruar i freskët dhe efektiv pa shtuar konservues sintetikë.

Si të përdoret:

Aplikoni me bollëk në lëkurë të pastër dhe lëreni për 15 minuta para se ta shpëlani, duke zbuluar një pamje të lëmuar dhe të hidratuar.

Si të ruhet:

Kjo maskë është bërë e freskët dhe ju arrin e freskët në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga përbërësit e bukur që përmban. Duhet të ruhet në frigorifer (midis 2°C dhe 8°C) dhe të përdoret brenda 28 ditëve.

Përbërësit
Pure Gështenjeje, Glicerinë, Gjalpë Lajthie Organike, Kaolinë, Niseshte Misri, Pelte Lisash, Lajthi e Bluar, Vaj Gjethe Kanelle, Vaj Portokalli Brazilian, Vaj Esencial Bajamesh, *Kinamal, Kumarinë, *Eugenol, *Limonene, Parfum

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencia

Additional information

Size

110g, 275g, 530g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nutkins”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Nutkins
1,400.00L