
Për kë është?
Një hidratues i pasur zbutës dhe rinues për lëkurë të pjekur, të thatë dhe të lodhur, të cilën do ta ndjesh rrezatuese dhe të rihidratuar.
Çfarë përfiton ti?
Me kalimin e viteve, prodhimi i sebumit në lëkurën tonë pakësohet dhe lëkura jonë bëhet më e hollë, që do të thotë se është më e prirur për tharje dhe dëmtime të jashtme. Nëse sapo ke filluar të vësh re shenjat e para të jetës në lëkurën tënde, bëja qejfin me këtë përzierje të lavdishme zbutëse, me vajra antioksidues.
Bërë me mbi 4% bar të freskët gruri plot me vitaminë C, algat e detit me dhëmbëza shtojnë një zamkë hidratuese dhe të pasur me minerale për ta ndihmuar të rimëkëmbet lëkurën pak të lodhur.
Vaji organik i bajameve është një mbartës i shkëlqyer yndyre, duke i çuar përbërësit mirëbërës thellë në lëkurë e duke shtuar edhe efektin antioksidues që ka vetë. Ky version me prezervativë natyralë i kremit tonë popullor origjinal, është bërë me vaj shtesë të embrionit të grurit për përmbajtjen e lartë të acidit linoleik; një acid yndyror thelbësor që kontribuon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e lagështirës. Pak më i pasur se origjinali dhe ideal për lëkura më të thata, kjo është një përzierje që rinon në thellësi dhe bën të mundur që të përmirësohesh me moshën.
Çfarë përfiton planeti?
Bërë me bishtajat e marra nga ferma të vogla të Ugandës, Tanzanisë dhe të një kompanie nga Madagaskari, të cilat promovojnë praktikat agropyjore, vanilja që të qeton lëkurën, ndihmon edhe në rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe në biodiversitetin e pyejve të Afrikës Lindore. Vaji ekstra i virgjër i arrës së kokosit organike nga Nia e Indonezisë, blihet nga një furnitor që 10% të fitimeve të tij i dhuron tek një fondacion, i cili financon kurse mësimore në komunitet për arsim dhe mirëqenie mendore, si dhe në burime shëndetësore (si për shembull te një dentist lokal) për fëmijët e Nias.
Ç’janë prezervativët natyralë?
Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomë; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).
Si përdoret:
Këtë formulë me prezervativë natyralë konsideroje si një version super të përqendruar të formulës origjinale që mund të njohësh e të dashurosh. Pastro, tonifiko dhe më pas vër butësisht këtë krem rinues me duar të pastra. Nëse preferon një ndjesi më të lehtë, mund ta aplikosh në lëkurë të njomë. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret i freskët, brenda 6 muajsh.
Përbërësit
Ujë (Aqua),Vaji i Bajames nga Tregtia e Drejtë,Vaj Organik Jojoba,Propylene Glycol, Glicerinë,Stearic Acid, Xhel Aloe Vera Organik nga Tregtia e Drejtë,Gjalpë Kakao Organik nga Tregtia e Drejtë,Bar i Freskët Gruri i Nxjerrë me Propylene Glycol,Lëng i Algave të Detit me Dhëmbëza,Vaj Embrioni të Grurit,Alkool Ceterilik,Vaj i Arrës së Kokosit Ekstra i Virgjër,Triethanolamine, Vaj Organik i Aguliçes së Mbrëmjes i Presuar në të Ftohtë,Rozmarinë e nxjerrë në GlicerinëDyll me Lëkurë Portokalli,Dyll Blete,Vaj Luleje Ylang Ylang,*Benzyl Benzoate, *Benzyl Salicylate, *Farnesol, *Geraniol, *Isoeugenol, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.