Peace

2,500.00L

HIDRATUES

Delikat, mbrojtës dhe jashtëzakonisht zbutës

Zgjidhni madhësinë

Për kë është?

Një krem fytyre mbrojtës me pëlqim universal dhe për të gjitha moshat. Veçanërisht i shkëlqyer për lëkura pak të ndjeshme.

Çfarë përfiton ti?

Ky hidratues jashtëzakonisht zbutës me bajame, gjalpë kakaoje dhe aloe vera është bërë që të kujdeset për lëkurën tënde në çdo fazë të jetës. Është fuqizuar me përbërësit më të mirë për lëkurën e fytyrës (shumë prej të cilëve do t’i gjesh në locionin tonë më të shitur të trupit Dream Cream). Është ideal për lëkura që e humbasin lehtë hidratimin. Trëndafili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore, qumështi hidratues i tërshërës tregon dashuri për lëkurën e skuqur apo të irrituar, ndërkohë që mbi 20% vaj bajameje ka veti antioksiduese që zbusin sipërfaqen e lëkurës. Gjalprat e kakaos, ilipes dhe kupuasut kombinohen për të zbutur, ushqyer dhe forcuar barrierën e lëkurës tënde, duke i dhënë këtij kremi një efekt paksa më zbutës se hidratuesi i fytyrës Celestial. Mbi 9% glicerinë ndihmon përbërësit fitimprurës të hyjnë më thellë në lëkurë. Pavarësisht nëse je 18 apo 80 vjeç, jepi një mundësi kremit Peace.

Çfarë përfiton bota?

Blerja e këtij hidratuesi vegan ndihmon në krijimin e një kërkese të qëndrueshme për gjalpin e bukur të kakaos nga Tregtia e DRejtë të prodhuar nga fermerë të San José de Apartadó, në Kolumbi. Është një komunitet paqësor që përpiqet të mos përfshihet në konflikt të armatosur. Aloe vera që përmban është rritur me metoda rigjeneruese nga një grup grash Maasai në Laikipia të Kenias, të cilat po fitojnë jetesën duke kultivuar aloe e duke refuzuar traditat negative.

Ç’janë prezervativët natyralë?

Ne dëshirojmë të bëjmë produkte që kujdesen për barrierën e lëkurës tënde me ndërhyrjen minimale në mikrobiomën tënde; bashkësia e mikroorganizmave që jetojnë atje dhe të mbrojnë lëkurën nga patogjenet. Ende s’janë plotësisht të qartë efektet e prezervativëve në mikrobiomën tonë dhe tek mjedisi. Por duke qenë se prezervativët janë biocide, parapëlqejmë t’i përdorim me sasitë minimale nën nivelin maksimal ligjor, ose të mos i përdorim fare. Këtë e arrijmë me formulim të zgjuar produkti, me shpërndarje të shpejtë nga fabrikat tona dhe me afat skadence të shkurtër. Produktet e formuluara për të qëndruar të freskëta pa prezervativë sintetikë i cilësojmë “me prezervativë natyralë” (sipas përkufizimit në Aneksin 5 të Ligjeve Rregullatore të Kozmetikës të BE-së).

Si përdoret:

Mjafton një prekje. Masazhoje në duar të pastra dhe vendose në lëkurë me prekje. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Është më mirë të përdoret i freskët brenda 6 muajsh.

Përbërësit:

Ujë Trëndafili, Vaj Bajameje, Glicerinë, Qumësht Tërshëre, Gjalpë Organik Kakaoje nga Tregtia e Drejtë, Gjalpë Organik Ilipeje, Propylene Glycol, Acid Steraik, Gjalpë Kupuasu, Gjalpë Kakaoje Kolumbian nga Tregtia e Drejtë, Ujë (Aqua), Alkool Ceterilik, Triethanolamine, Vaj Limoni Siçilian, Vaj Luleje Ylang Ylang, Xhel i Freskët Aloeje, Kos Soje, Tretësirë Benzoine, *Alkool Benzilik, *Benzoat Benzili, *Benzyl Cinnamate, *Benzyl Salicylate, *Citral, *Citronellol, *Farnesol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool

🟢Perberes natyral
⚫Sintetike te sigurta
*ndodh natyralisht ne esencat vajore.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Peace”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Peace
2,500.00L