Sparkle është pastë dhëmbësh zbardhuese të cilën ia kemi shtuar gamës sonë dentare. Ka pak ngjyrim piperi që të gudulis gjuhën dhe shije agrumesh. Këto tableta të efektshme paste dhëmbësh pa fluor do të të ndriçojnë dhëmbët kur të kesh nevojë. Formula me sodë buke është delikate, por e efektshme, pasi punon në njolla të thella sipërfaqeje për të dhënë një efekt zbardhues me fuqi të madhe heqjesh të njollave.
Si përdoret:
Kafsho një tabletë mes dhëmbëve dhe laji me një furrcë dhëmbësh të lagur. Shpëlaje gojën derisa të jetë pastruar. Përdore për të hequr njolla dhe për zbardhje si pjesë e rutinës tënde të kujdesit oral. Përdor një çdo ditë për të zbardhur, nja dy herë në javë për ndriçim apo si përforcim kur ke pirë ca si shumë verë të kuqe dhe kafe.
Si ruhet:
Vërja prapë kapakun vozës për t’i mbajtur tabletat e pastës së dhëmbëve të freskëta e të thata.
Riciklimi i tubetëve të pastës së dhëmbëve mund të jetë përmirësuar, por vozat tona plastike janë gjerësisht të riciklueshme, madje edhe më mirë; ato kualifikohen për skemën tonë Ktheje Prapë. Ktheje në një dyqan Lush për të marrë para për blerjen e radhës. Për hollësi lokale, kliko këtu.
Përbërësit:
Dicalcium Phosphate Anhydrous, Sodium Bicarbonate, Krem Tartari, Lauroyl Sarcosine, Sorbitol, Kaolin, *Limonene, Vaj Limoni Siçilian, Vaj Piperi i Zi, Vaj i Mandarinës së Kuqe Siçiliane, Titanium Dioxide, Sodium Saccharin, Synthetic Fluorphlogopite, Oksid Kallaji, *Citral, *Geraniol, *Linalool, Aromatizues
Reviews
There are no reviews yet.