“Unë me time bijë e dashurojmë këtë trajtues. Të dyja kemi tipe të ndryshme flokësh. Flokët e vajzës sime janë të dendur, me onde dhe të kuqërremtë. Të mitë janë të ashpër, të dendur, por po rrallohen për shkak të menopauzës dhe të bardhë (natyralë). Ky trajtues me spërkatje i përshtatet të dyja tipeve të flokëve dhe ka një aromë parajse. Nuk i rëndon flokët dhe e ndjen të këndshëm e të butë. Po më pëlqejnë ato që kam përdorur deri tani. A+.” – LokiBear
“Në fillim përdora kallëpin e shampos Argon Oil, por s’vija balsam në dush; thjesht spërkatja flokët e lagur me Super Milk. Ka aromë shumë të ëmbël, por më pëlqen. Më pas, flokët e mi të thatë e të dëmtuar ishin më të lehtë për t’u krehur përpara se t’i thaja me difuzor. Të jep ndjesi butësie dhe duke qenë se s’kam përdorur një balsam të trashë e të rëndë (siç bëj zakonisht), po më kthehet ondja ime natyrale, sepse SM është i lehtë, por i fuqishëm! Edhe bashkëshorti me djalin tim kërkojnë t’i mbajnë erë flokëve të mia tani. Mund të përdor më pak spërkatës herën tjetër, duke qenë se i qulla flokët me SM duke menduar se kështu duhet të veproja. S’ma merr mendja se herën tjetër do të më duhet aq shumë produkt.” –mrsbaggy
Si përdoret:
Këtë spërkatës trajtues që ka fituar çmime, aplikoje në flokë të lagur si balsam pas shpëlarje, për të ndihmuar shkriftimin dhe mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia përpara tharjes, ose përdore si bazë për stilimin e flokëve.
Përdore si lëng në Metodën LVK (Metoda e stilimit: Locion, Vaj, Krem)
Mund të përdoret edhe në flokë të thatë për rifreskim dhe për të penguar elektrizimin e flokëve.
Fitues i çmimit Produkti Më i Mirë i Ri i Stilimit të Flokëve, në ceremoninë e çmimeve Pure Beauty Global, 2021.
Përbërësit:
Ujë (Aqua),Qumësht Bajame,Qumësht Arre Kokosi,Qumësht i Tërshërës,Glyceryl Stearate & PEG-100 Stearate, Parfum, Alkool Ceterilik,Makademiat Etili,C13-15 Alkane, Lëng Limoni i Freskët,Propylene Glycol, Vaj Ulliri Ekstra i Virgjër,Behentrimonium chloride, Vaji Litsea Aromatike,Tonka Absolute, Vanilla Absolute, Cetrimonium Chloride, Phenoxyethanol, Alkool Benzilik,*Anise Alcohol, *Benzyl Benzoate, *Benzyl Cinnamate, *Cinnamal, *Citral, Coumarin, *Geraniol, *Limonene, *Linalool
Reviews
There are no reviews yet.