The Olive Branch

1,200.00L

QIRI AROMATIK
Glabanum dhe bergamot plot hare

ZGJIDHNI MADHËSINË

Është koha për një rifreskim të butë. Qiriri Lush me agrume delikate është krijuar për të aromatizuar mjedisin ku ndodhesh dhe është i përsosur për të aromatizuar tryezën apo hapësirën e punës. Ka një notë ripërtëritëse të gjelbër nga vaji i galbanumit dhe lulja e bergamotit e portokallit që bëjnë punën e tyre të hareshme, duke të bërë që të të shkojë dita vaj.

Me çfarë është bërë ky qiri etik?

Ashtu si në gjithë produktet tona, edhe në qirinjtë tanë përdorim esenca vajore të bukura, të cilësisë së lartë e me burim etik. Të gjithë qirinjtë tanë janë pa palmë, pa GM dhe pa sojë, dhe kanë bazë natyrale dylli me dyll të farës së kolzës, vaj dhe dyll të arrës së kokosit, dyll kastori e ndërkohë janë 100% veganë. Xhami i bukur i akullit është tërësisht i ripërdorshëm ose 100% i riciklueshëm.

Sheh disa forma të lehta në qiririn tënd? Quhet akullim dhe është një efekt unik e natyral i përdorimit të dyllrave vegjetalë. Dylli përpiqet të kthehet në formën e tij natyrale dhe si rezultat fillon të kristalizohet. Nuk ndikon në asnjë mënyrë në performancën e qiririt dhe gjithashtu konfirmon që dylli është 100% natyral.

Koha e përafërt e djegies: 12 – 15 orë

Përmasat: 70mm diametër x 45mm gjatësi

Përbërësit: Përmban Linalool, Linalyl acetate, dl-Limonene.

Mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Merr më të mirën nga qiriri yt

-Prit fitilin; ose pas përdorimit, ose përpara se ta ndezësh herën tjetër për të siguruar një djegie të njëtrajtshme.

– Vendose qiririn e ndezur mbi një mbështetëse gotash, ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet.

– Përdore në një hapësirë me ajrim të mirë për të shmangur rrymat e ajrit.

– Për të shmangur krijimin e gropës, idealja do ishte që djegija e parë të zgjaste 3-4 orë, në mënyrë që sipërfaqja e dyllit të shkrijë në mënyrë të njëtrajtshme.

– Shuaje me kujdes.

– Mos e lër kurrë qiririn e ndezur në mënyrë të shkujdesur, apo pranë fëmijëve dhe kafshëve.

Kliko këtu për më shumë informacion mbi gamën e qirinjve Lush.

 

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “The Olive Branch”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
The Olive Branch
1,200.00L