
Proteina bimore? A është e mundur? Jepi fijeve të flokut mundësinë që të mos këputen me këtë shampoo pa sulfate, të bërë nga tofuja e mëndafshtë, e pasur me proteina, për t’i rikthyer forcën flokut të mbitrajtuar.
Pse duhet zgjedhur Tofu?
Kjo shampo kremoze, e butë, me shurup agave dhe uthull orizi për shkëlqim, do të ta përtërijë flokun nga rrënja deri në majë, ndërsa ylli kryesor, tofuja e mëndafshtë rikthen forcën e e flokut të mbitrajtuar. Me një përmbajtje të lartë proteine dhe plot vitamina për të kthyer shkëlqimin natyral, shampoja Tofu i fal flokëve trashësi dhe të jep ndjesinë sikur sapo ke dalë nga salloni i bukurisë, që në larjen e parë.
Aroma:
Shampoja Tofu ka një nuancë të lehtë myshku, me një përzierje të vajit të koprës me notat e qeta të agrumeve, që vijnë nga mërsina e limonit dhe vajrat e xhinsengut. Gjalpi i shkëlqyer i shpatores i shton butësinë kësaj përzierjeje.
Si përdoret:
Një sasi e vogël bën magjinë. Me majën e gishtave merr një sasi të vogël nga kjo shampo e butë si mëndafshi dhe vendose në rrënjët e flokut, duke e përhapur me lëvizje rrethore, derisa të krijohet një shkumë kremoze, e cila do të lërë një aromë delikate në flokë. Shpëlaje dhe vendos balsamin tënd të preferuar. Vendosi kapakun pas përdorimit.
Krijo rutinën tënde:
Filloje rutinën tënde të ushqyerjes së flokëve me proteina bimore me një maskë flokësh H’suan Wen Hua për 20 minuta.
Pas larjes me shampon Tofu, shtrydhe ujin e tepërt nga flokët dhe vendos balsamin Candy Rain. Pas këtij balsami hero, do ta ndiesh flokun si një mëndafsh i vërtetë.
Përbërësit:
Çaj i Spires së Lëndinave, Tofu i Mëndafshtë, Sodium Cocoyl Isethionate, Glicerinë, Shurup Organik i Agaves, Lëng Rrushi, Ekstrakt i Lajthisë Magjistare, Ujë (Aqua), Parfum, Vaj Rrënje Xhinsengu, Vaj Shpatoreje , Vaj Kopre, Vaj Mërsine Limoni, Uthull Orizi, Vaj Ulliri Organik Ekstra i Virgjër, Polyquaternium-81, Cetrimonium Chloride, Salicylic Acid, *Citral, Kumarinë, *Geraniol, *Limonene
Reviews
There are no reviews yet.