After

1,000.00L

KALLËP MASAZHI ME MAGNEZ
Kurë freskuese me magnez e mendër

Zgjidhni madhësinë

Bëre një seancë ushtrimesh fizike të paharrueshme? Ky kallëp rifreskues masazhi me magnez, lajthi shtrige dhe arnikë do të të ndihmojë të çlodhësh mendjen, ndërkohë që lehtëson dhe shëron muskujt që dhembin. Aktorët dytësorë si vajrat e eukaliptit, mendrës së fortë e mendrës së butë të freskojnë ty dhe nyjet e tua. Mentoli besohet se ndihmon në përthithjen e magnezit të rëndësishëm në lëkurë.

Magnezi është minerali i katërt më i bollshëm në trupin e njeriut; përgjegjës për mbi 300 funksione të ndryshme dhe mendohet të jetë anti-inflamator, duke mbështetur lëvizjen dhe riparimin e muskujve.

Për të mësuar më shumë mbi magnezin në produktet tona, lexo këtë artikull.

Burimi ekskluziv i gjalpit organik të kakaos nga Tregtia e Drejtë që ndodhet në kallëpët tanë të masazhit janë komunitetet që jetojnë në kufi të pyjeve stinore Gola me biodiversitet të pasur, në Sierra Leone, shtëpia e hipopotamëve pigme. Furnitori ynë mbështet fermerët në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit, duke i nxitur të ndalojnë shpyllëzimin dhe zaptimin e tokave të egra dhe në vend të kësaj të kultivojnë me mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Duke qenë se kemi shtatë pika prodhimi në të gjithë globin, ky informacion mund të ndryshojë në varësi të vendit ku janë prodhuar produktet e tua Lush.

Si përdoret:

Terapistët tanë të Lush Spa mendojnë se ky kallëp masazhi është ideal të përdoret si pjesë e rutinës para gjumit. Ngrohe kallëpin mes duarve dhe aplikoje me teknika qetësuese masazhi në krahë, gjoks e supe përpara se të veshësh pizhamet. Mund të përfitosh duke e aplikuar kallëpin e masazhit drejt e në zonat problematike, si fundi i shpinës, pulpat, apo këmbët.

Si ruhet:

Ruaje të freskët e të pastër këtë kallëp gjalpi në një enë me kapak, si për shembull një nga kutitë tona ovale të teneqes.

Kujdes se mos shkrihet:

Ruaje në një vend të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Në mot shumë të nxehtë, ruaje në frigorifer për të shmangur shkrirjen.

Përbërësit:

Gjalpë Kakaoje Organik nga Tregtia e Drejtë, Pluhur Kalamine, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Lëng i Zier i lules së arnikës dhe rrënjës së Kthetrës së djallit, Vaj i Boragës, Gjalpë Organik Ilipeje, Vaj i Pjeprit Kalahari, Klorid Magnezi, Vaj i Mendrës së Fortë, Ekstrakt i Lajthisë së Shtrigës, Vaj Eukalipti, Vaj i Mendrës së Butë, Ujë (Aqua), *Citral, *Farnesol, *Geraniol, *Hydroxycitronellal, *Limonene, *Linalool, Parfum

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “After”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
After
1,000.00L