Celestial

1,990.00L

HIDRATUES
I thjeshtë, zbutësi më i shitur

Zgjidhni madhësinë

Për kë është?

Fytyrat e stresuara do ta dashurojnë hidratuesin tonë më të shitur për lëkurat e ndjeshme. Është formuluar për të qenë veçanërisht delikat, ndërkohë që jep hidratimin për të cilin ka nevojë një lëkurë e shëndetshme.

Çfarë përfiton ti?

Një përzierje e thjeshtë e qetuese e ujit të vaniljes, gjalpit organik të kakaos dhe mbi 5% qumësht bajameje. Celestial mbron me kujdes lëkurën delikate nga gjithçka që i hedh përsipër jeta (apo ti). Lëkura e ndjeshme mund të tendoset apo irritohet dhe fytyra jote, që është shtëpia e fijeve nervore me dendësi të lartë dhe ka një barrierë më të hollë lëkure se pjesa tjetër e trupit, është veçanërisht e ekspozuar ndaj parehatisë. Ja përse e kemi mbushur këtë hidratues me përbërësit natyralë më të butë që mund të gjenim, për të ndihmuar barrierën e lëkurës tënde që të funksionojë e të ndihet sërish e këndshme.

Mbi 15% vaj bajameje kombinohet me mbi 5% qumësht bajameje dhe ujë vaniljeje për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë të qetojnë fytyrën dhe aftësinë e lëkurës për t’u kujdesur për veten. Glicerina vegane dhe gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë zbusin sipërfaqen e lëkurës dhe reduktojnë humbjen e hidratimit, duke ndihmuar në nxitjen e efektshmërisë që barrierës së lëkurës tënde kundër ndotësve dhe irrituesve të jashtëm. Është një përzierje e lehtë dhe e thjeshtë që përthithet shpejt për të forcuar lëkurën dhe ka një arsye pse është më i shituri që prej vitit 1996.

Çfarë përfiton planeti?

Vanilja që ka brenda është bërë nga bishtajat e fermave të vogla në Ugandë, Tanzani dhe një kompani në Madagaskar, duke promovuar praktikat agropyjore. Kultivimi i vaniljes në këto rajone po shton të ardhurat e fermerëve lokalë si dhe biodiversitetin e pyejve të Afrikës Lindore. Gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë është gjithashtu 100% i gjurmueshëm nga burimet e Sierra Leones, Republikës domenikane dhe Perusë, ku modelet agropyjore praktikohen për të mbrojtur pyjet e zonës.

Si përdoret:

Pastroje, tonifikoje dhe përdor duart e pastra për të lyer butësisht lëkurën me këtë hidratues vegan. Ruaje në kushte të freskëta dhe të thata. Është më mirë të përdoret i freskët.

Përbërësit

 
🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Celestial”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Celestial
1,990.00L