
Një eksfoliant natyral si ananasi dhe mbi 8% papaja e freskët, pastrojnë së bashku lëkurën për një shkëlqim verbues.
Një pastrim i thellë e i këndshëm enzimatik që e bën lëkurën të shkëlqejë. Ky pastrues dhe maskë përtëritëse është bërë me një sasi të madhe ananasi dhe papaje të freskët, për të përfituar nga enzimat natyrale të tyre, të cilat heqin qelizat e vdekura dhe, sigurisht, nga ushqyesit e shëndetshëm të frutit të plotë. Me glicerinë, për të zbutje dhe tonifikim dhe me syth gruri, për vitaminën e tij të dobishme E, kjo maskë frutore është e përsosur për lëkura që kanë nevojë për një pastrim të mirë dhe për rezultate rrëzëlluese.
E dobishme për ty dhe planetin:
Vetë-konservuese: E formuluar për të mbetur e freskët, efektive dhe e sigurt për t’u përdorur, pa konservues sintetikë.
Bërë me mbi 20% fruta të freskëta, përgatitur me dorë në Pull, Dorset.
Si përdoret:
Përhape me lëvizje të buta rrethore dhe shpëlaje për një lëkurë rrëzëlluese. Për një pastrim më të thellë, lëre në lëkurë për pak minuta. Nuk këshillohet ta përdorësh këtë maskë përtëritëse çdo ditë.
Si ruhet:
Kjo maskë prodhohet me përbërës të freskët që mbeten të tillë deri në përdorim, në mënyrë që të marrësh më të mirën prej tyre. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 28 ditësh.
Përbërësit:
Glicerinë, Kaolinë, Syth Gruri, Papaja e Freskët, Ananas i Freskët, Limon Jeshil i Freskët, Vaj Portokalli Brazilian, *Eugenol, *Limonene, *Linalool, Parfum.
Reviews
There are no reviews yet.