
Për kë është?
Nëse do ta ndjesh lëkurën mat, por me pamje rrezatuese, provo këtë krem ndriçues për lëkurë të yndyrshme, apo lëkurë që priret për ngjyrim jo të njëtrajtshëm.
Çfarë përfiton ti?
Të kujtohet lëkura e përsosur e heroinave të Hollivudit në ekranin e kinemasë? Ja çfarë është krijuar për të bërë ky hidratues fytyre njëtrajtësues për lëkurat paksa të plogështa dhe me shkëlqim. Limonat e freskët nga Afrika e Jugut janë të pasur me vitaminë C dhe mund të kenë veprim çngjyrues, kështu që ne e kombinojmë me një infuzion me lëng të freskët papaje për vetitë e tij enzimike dhe stimuluese mbi lëkurë. I ekuilibruar me mbi 4% aloe vera qetuese, të dy këta përbërës thithin yndyrën e tepërt për një lëkurë mat dhe me ndriçim.
Duke qenë se lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim, shtojmë vaj avokadoje dhe atë të aguliçes së mbrëmjes për hir të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit yndyror, i cili mbështet shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës. Gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë jep butësi. Vaji i embrionit të grurit i pasur me vitaminë E është zgjedhur për përmbajtjen e acidit linoleik që besohet se nxit qëndrueshmërinë dhe shëndetin e barrierës së lëkurës, në mënyrë që fytyra jote të ndriçojë nga shëndeti.
Çfarë përfiton planeti?
Brenda do të gjesh xhel të aloe veras nga gjethet e rritura në kushte organike, në Meksikë, si dhe gjalpë organik kakaoje nga Tregtia e DRejtë 100% të gjurmueshëm të marrë në Sierra Leone, në Republikën Domenikane dhe në Peru, ku praktikohen modele agropyjore për të mbrojtur pyjet lokale.
Si përdoret:
Pastro, tonifiko dhe vendos butësisht këtë hidratues vegan për të hidratuar lëkurën e bllokuar pa e mbingarkuar. Ruaje në kushte të freskëta e të thata. Aplikoje me duar të pastra. Është më mirë të përdoret i freskët.
Përbërësit:
Infuzion me limon të freskët, Xhel organik aloe vera, Gjalpë organik i kakaos, Acid stearik, Vaj organik avokado, Glicerinë, Lëng i freskët papaje, Triethanolamine, Vaj organik i aguliçes së mbrëmjes me presion të ftohtë, Vaji i embrionit të grurit,Lëng limoni i freskët, Vaj mandarine, Vaj limoni të athët, Alkool ceterilik, *Citral, *Citronelol, *Limonene, *Linalool, Parfum, Methylparaben, Propylparaben
Reviews
There are no reviews yet.