Mask of Magnaminty

From 1,200.00L

MASKË FYTYRE DHE TRUPI

Eksfoliant natyral që pastron në thellësi

Zgjidhni madhësinë

Çfarë përfiton ti?

Maska jonë ikonë mega-mente dhe me përdorime të shumëfishta ka në përbërje mbi 5% mjaltë për ta pastruar lëkurën tënde në thellësi nga ndotjet e mjedisit duke e lënë të ndritshme. Nëse lëkura jote ndihet e bllokuar, pa gjallëri dhe e prirur për acarim, trajtoje me këtë maskë fytyre shumë punëtore, me mendër të butë e mjaltë. Kaolini dhe xheli bentonit kthejnë ndriçimin, ndërkohë që mjalti anti-inflamator bën magjinë e tij duke qetësuar çdo acarim dhe duke thithur gjithë yndyrën e tepërt. Ndërkohë që e shpëlan, fasulet e bluara aduki dhe farat e aguliçes së mbrëmjes pastrojnë butësisht duke larguar ndotjet e duke nxitur ripërtëritjen e lëkurës. Kujt nuk ia bën qejfin!

Çfarë përfiton bota?

E dashurojmë mjaltin për hir të efektit aq të bukur në lëkurë, por ne punojmë vetëm me bletërritës që plotësojnë standardet tona super të larta të kujdesit ndaj bletëve. Mjalti që ka brenda kjo maskë fytyre, vjen nga komuniteti Barro Vermelho, në Brazil. Është një komunitet i përqendruar tek mirëqenia e bletëve, tek rritja e tyre me ndërhyrje minimale dhe tek ripërtëritja e tokës.

Si përdoret:

Mbulo mirë fytyrën, gjoksin dhe shpinën, dhe shijoje për dhjetë minuta, duke e lënë këtë maskë gudulisëse të të pastrojë lëkurën me themel. Më pas shpëlaje për një rigjallërim të menjëhershëm.

Përbërësit:

Xhel Bentone, Kaolin, Mjaltë, Pluhur Talk, Fasule Organike të Bluara Aduki, Glicerinë, Farat e Aguliçes së Mbrëmjes, Vaj Mente, Vaj Tagetes, Vanilje Absolute, *Limonene, Parfum, Klorofilinë (Cl 75810), Methylparaben

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Additional information

Size

125g, 315g, 600g

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mask of Magnaminty”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Mask of Magnaminty
From 1,200.00L🛒 Add to bag